Mjeku shqiptar në Itali: Pas 30 qershorit vaksina anti-COVID do jetë për përdorim të gjerë! Vendet evropiane të jenë më altruiste për ndarjen e saj

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se deri më tani atje janë bërë 700 mijë doza vaksina. Pas qershorit ai tha se vaksina do të jetë për përdorim të gjerë, ndërkaq shtoi se në atë periudhë do të jetë gati dhe vaksina italiane.

“Vaksina italiane do të jetë gati në qershor. Pas 30 qershorit vaksina do jetë për përdorim të gjerë. Deri më tani janë bërë 700 mijë doza vaksina”, tha ai.

Sa i përket dhurimit të vaksinave nga Itali për vendin tonë, ai tha se jo vetëm Italia por disa vende të tjera europiane janë treguar më të mbledhura. Ai u ka sugjeruar që të jenë më altruiste në ndarjen e vaksinës.

“Dëgjova me kënaqësi dhe mora vesh lajmin se filloi vaksinimi i papritur në Shqipëri. Një dallëndyshe nuk bën pranverë por presim më shumë doza tani  e tutje. Jo vetëm italia por dhe evropa është treguar pak  e mbledhur në vetvete duke evituar për momentin, unë shpresoj se kjo strategji politike se janë politikbërësist që vendosin për dhurimin e vaksinave. Sepse është pandemi është globale, kështuqë duhet të shikojmë në një optikë më të gjerë dhe vendet evropiane duhet të jenë më altruiste dhe në ndarjen e vaksinës. Kemi situatë të qëndrueshme, skemi patur atë uljen që prisnim. Numrat janë stabël por kanë disa javë që janë këto numra. Skemi pasur as zbritje dhe as ikje”, tha ai.

Raste fatale pas përdorimit të vaksinës Troci tha se nuk ka patur as në Itali dhe as në botë, me përjashtim të 8 rasteve që kanë krijuar alergji por pa pasoja të mëdha.

“Raste fatale as në Itali dhe as në botë ska patur. Kemi patur raste në botë që janë të deklaruara dhe janë rreth 8. Kanë patur alaergji dhe histori alergjie më përparë. Në spitalin tonë edhe kolegë të mi që e kanë kaluar covid gjatë marsit po vaksinohen. Në pjesën tjetër të popullsisë ky grup personash  që e kanë kaliuar covid do të lihen për në fund por përsëri do të vaksinohen. Nuk ka sanksione për ata që nuk bëjnë vaksinën”, tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut