Mjeku shqiptar në Itali vaksinohet kundër COVID: Ishte detyra ime kryesore ta bëja! Procesi i ngadaltë në Itali sepse mungon organizimi siç duhet

Mjeku shqiptar në Itali Genc Kapxhiu është vaksinuar kundër COVID. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se e mori vendimin për të bërë vaksinën pasi e quan një detyrë kryesore morale dhe etike për të mbrojtur jetën e tij dhe të atyre me të cilët punon.

“Vendimi për të bërë vaksinën është në rradhë të parë për mbrojtje personale dhe të kolektivit ku punojmë dhe jetojmë. Kjo është detyrë morale dhe etike mbi të gjitha, sepse jemi betuar para se të fillojmë profesionin që të mbrojmë me çdo kusht jetën tonë dhe të pacientëve. Vaksinimi ishte detyra ime kryesore. Nuk do prisja asnjë moment sepse vaksinimi është një mënyrë për të shpëtuar nga kontakti me virusin. 95% është efikase dhe 5% nuk ka bërë efekt”, tha ai.

E rëndësishme sipas tij është programimi i vaksinave, e cila duhet të ketë ambient apostafat për të bërë vaksinën. Për procesin e ngadaltë të vaksinimit në Itali ai thotë se vjen për shkak se mungon organizimi siç duhet.

“Procesi i vaksinimit është i ngadaltë sepse mungon organizimi siç duhet. 3 gjëra kryesore janë për vaksinimin e popullsisë. Në rradhë të parë është programimi i vaksinave, duhet të ketë ambient apostafat për të bërë vaksinën. Pas vaksinës duhet të rrish 15 ose 20 minuta që të mos kesh efekte sekondare.

Nuk jam dhe i kënaqur nga religjioni ku punpoj. Duhet të vaksinojmë sa më shumë. Vaksina duhet të bëhet sa më shpejt dhe duhet të jemi shumë efikas në këtë moment.  Unë jam dakord që çdo njeriu ti pranohet mendimi i lirë, por nëse ministria duhet të garantojë vaksina për të gjithë. Vaksinimi të jetë 24 orë në 7 ditë, të mbarojë sa më shpejt.

Vazhdoj të përsëris faktin që është shumë e rëndësishme që i gjithë personeli sanitar duhet të jetë i gatshëm të ndihmojë ministrinë të puojnë ditë e natë për vaksinat. Është e vetmja mënyrë për parandalimin e një vale të tretë shumë të rrezikshme”, shtoi mjeku.

Mbi 72 mijë njerëz të vaksinuar në Itali kundër COVID. Ndërkaq kujtojmë se Italia është ndër vendet e para të Bashkimit Europian që ka nisur vaksinimin antiCOVID-19

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë