Situata gripale/ Mjeku Tritan Kalo: Nuk ka vend për alarm, disa këshilla si ta mbani larg virusin

Situata gripale/ Mjeku Tritan Kalo: Nuk ka vend për alarm, disa këshilla si ta mbani larg virusin

Foto ilustruese

Mjeku i njohur infeksionist në QSUT, Tritan Kalo, kërkon të mos jepen të dhëna alarmante për popullsinë lidhur me situatën gripale në vend. Në një postim në rrjetet sociale, mjeku kërkon që të mos abuzohet me lojërat e fjalëve si gripi i derrit apo gripi amerikan, pasi sipas tij çdo lloj gripi që prek organizimin shkakton të njëjtat dëme. Këshilla e tij për qytetarët është që përveç kakofonisë që dëgjojnë lart e poshtë, në rast se kanë simptoma gripi, të paraqiten për ndihmë mjekësore.

"Pak rëndësi kanë lojërat e fjalëve se “Virusi A (H1N1) nuk është virus i Gripit të derrit”, apo se “Gripi i shkaktuar njëmëthi nga virusi A (H1N1) nuk është Grip derri”… Shkencërisht Virusi A (H3N2) shkakton Gripin e njohur si Gripi Amerikan dhe Virusi A (H1N1) shkakton Gripin e njohur si Gripi i Derrit, por të dy ato janë viruse që qarkullojnë në organizmat humanë… Dëmet në organizmat tanë janë të njëjtat kur prekemi prej tyre, ndaj mos krijoni më kot konfuzion apo alarm me kakofoni të tilla….Derri mbetet derr sido që të quhet ai, qoftë edhe gic apo dosë….Bashkëqytetarë, mos neglizhoni asnjëherë të merrni këshillat e duhura mjekësore dhe evitoni vetëmjekimin, sidomos të përdorni Antibakterialët/Antibiotikët", thekson mjeku Tritan Kalo

Postimi i plotë

Në Buletinin e Gripit të datës 4 Shkurt 2019, Departamenti i Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infektive në ISHP, shprehet qartazi se: “... në ritje është edhe aktivitetit i gripit i cili është i përhapur dhe me intensitet mesatar, me mbizotërim të qarkullimit të virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09…..Në këtë javë (28 Janar – 3 Shkurt 2019), 1899 (51.3%) nga 3704 mostra të marra nga survejanca sentinel janë konfirmuar me virusin e gripit, nga të cilat (99) ishin te tipit A and (1%) te tipit B. Nga nëntipizimi i viruseve të tipit A, rezultojnë nën-tipet A(H1N1)pdm09 (58%). dhe A(H3N2) (42%).”….Virusi A (H1N1)pdm09 u izloua për herë të parë gjatë Pandemisë së Gripit të Derrit të vitit 2009, i cili nga Meksika valë-valë u shtri në të gjithë Botën, përfshirë edhe vendin tonë…"

Eksperienca e fituar në trajtimin e të sëmurëve të asaj kohe ishte një shkollë shumë e efektshme për të gjithë personelin tonë mjeksor në përballjen e rasteve të mëvonëshme me grip, përfshirë edhe të sëmurët e prekur nga ky virus….Fatmirësisht që prej asaj kohe ky virus përfshihet në përbërjen e të gjitha vaksinave kundër gripit që qarkullojnë sot në botë, përfshirë edhe Vaksinën e Gripit të përdorur në Shqipëri më parë si dhe këto kohë, që me fillimin e Vjeshtës së vitit të kaluar dhe në vijimësi….

Personat e vaksinuar kundër gripit kanë mundësinë të mos e kalojnë atë në mbi 65-70% të rasteve, dhe në rastet kur preken nga sëmundja të zhvillojnë një formë më të lehtë të saj… Këshillohet vazhdimisht që periudha kohore nga fundi i tetorit deri në mesin e muajt nëntor, duhet të gjej të vaksinuar së paku grupet më vulnerabël ndaj kësaj sëmundje si të sëmurët kronikë më sëmundje pulmonare, renale, hepatike, diabetikët, ata që marin kortikoidë, nën kimioterapi, fëmijët nën 5 vjeç dhe individët mbi 65 vjeç, personeli mjeksor, etj. Megjithatë kurrë nuk është vonë për t’u vaksinuar…

Gripi vetë si sëmundje shkakton jo pak ndërlikime në rrugët respiratore të sipërme dhe të poshtëme si dhe në sistemin nervor qëndror, pa nënvleftësuar rëndimin e mëtejshëm të sëmundjeve të tjera nga të cilat vujanë ata që preken prej tij. Parandalimi/Vaksinimi mbetet kyçi i kapërcimit të rreziqeve të sëmundjes, e cila mundet të jetë edhe me pasoja jetësore sidomos në grupet e riskut… Europa dhe më gjërë po kalon një situatë epidemiologjike të shtimit të rasteve me grip, për shkak edhe të variacioneve jo të neglizhueshme klimaterike…

Nëse është e mundëshme evitoni qëndrimin në vendet ku ka shumë persona, mos dërgoni fëmijët në çerdhe, kopësht apo shkollë me temperaturë dhe shënja gripi, si dhe ushqehuni sipas mundësive sa më shëndetshëm, rehidrohuni në rast temperature si dhe konsumoni fruta e perime me përmbajtje të lartë Vit C… Pak rëndësi kanë lojërat e fjalëve se “Virusi A (H1N1) nuk është virus i Gripit të derrit”, apo se “Gripi i shkaktuar njëmëthi nga virusi A (H1N1) nuk është Grip derri”… Shkencërisht Virusi A (H3N2) shkakton Gripin e njohur si Gripi Amerikan dhe Virusi A (H1N1) shkakton Gripin e njohur si Gripi i Derrit, por të dy ato janë viruse që qarkullojnë në organizmat humanë….

Dëmet në organizmat tanë janë të njëjtat kur prekemi prej tyre, ndaj mos krijoni më kot konfuzion apo alarm me kakofoni të tilla….Derri mbetet derr sido që të quhet ai, qoftë edhe gic apo dosë….Bashkëqytetarë, mos neglizhoni asnjëherë të merrni këshillat e duhura mjeksore dhe evitoni vetmjekimin, sidomos të përdorni Antibakterialët/Antibiotikët…

Këto të fundit këshillohen vetëm në ndërlikimet bakteriale të gripit, dhe janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë…Kujdesi edhe i tepruar në këto raste është plotësisht i mirëkuptuar, por ju lutem qytetarë të Metropolit mos i mësyni vetëm QSUT-së, kur keni shënja Gripi……Keni në dispozicionin tuaj shumë Poliklinika dhe dhjetra mjekë e infermjere që punojnë në to…

QSUT-ja është e vetmja qendër terciare e vendit, dhe ajo u shërben qytetarëve të gjithë Republikës e jo vetëm atyre të Tiranës, dhe jo vetëm për ndërlikimet nga Gripi por për të gjitha sëmundjet…GRUMBULLIMI në Urgjencat e QSUT-së shton mundësinë e infektimit nga të tjerët, por edhe infektimin nga sëmundjeve të tjera AEROGENE (Fruthi, Varicela), që përhapen edhe ato nëpërmjet spërklave të ajrit sikundër dhe vetë Gripi….Shpresoj në mirëkuptimin tuaj!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë