Mjeku Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se demokracia dhe vullneti i lirë është 'vrarë' ende pa lindur që në vitin 1990, duke theksuar se vendin e drejtojnë të paditurit. Ai shton se në 'kohët covidiane' vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla, ku në 30 vite pas pluralizmit politik dhe ne ende sot nuk kemi asgjë të re.
Postimi i plotë i Kalos:
Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqësuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit….. DEMOKRACIJA përfaqësuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…
Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja…. RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.4%
-
Pak
62.1%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Berisha i sulmon të gjithë: Blinken grusht shteti ndaj opozitës me Dumanin, Soros monstër, Lu dhe Vlahutin ushtarë të tij! Unë me një apartament, kreu i SKAP ka tre
16 Dhjetor 2024, 13:02
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Alban Daci: Me indiferentizmin tonë po “vrasim” politikën!
15 Nëntor 2024, 18:01
-
Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë
29 Tetor 2024, 08:09
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator 2024, 11:37
-
Një parashikim për vitin e ri politik
20 Gusht 2024, 08:04
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht 2024, 22:12
-
Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diasporës historike! Lista e mbyllur? Nuk është tagri im
30 Korrik 2024, 14:12
Vone shume per te folur.. tani po ikin njerezit.. Ata qe nuk e deshen shqiperine ja arriten qellimit..
Përgjigju