Mjeku zbulon vështirësinë për të ndihmuar sirianët e prekur nga tërmeti! Problemi kryesor, sanksionet e vendosura

 

Një mjek tha për CNN se përpjekjet për të ndihmuar njerëzit në rajonet e goditura nga tërmeti i Sirisë kanë qenë tepër të vështira, pasi fatkeqësia vdekjeprurëse e së hënës përziu vite të tëra konflikti dhe një krizë të vazhdueshme humanitare.

“Kur na duheshin më së shumti rrugë të kalueshme, ura, aeroporte, pika kalimi përtej vijave kufitare, ato ishin zhdukur për shkak të tërmetit”, tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve. Për më tepër, në Siri, kjo ndodh në mes të një zone konflikti”.

Egeland tha se një nga çështjet kryesore ka qenë numri i kufizuar i kalimeve kufitare nga Turqia në Siri, duke përfshirë pikën kryesore që ai thotë se është kufizuar për shkak të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)