I ka krijuar vetë dhe përmes tingujve luan melodi të ndryshme muzikore. Gjovalin Ndreca me orgjinë nga Puka dhe me banim në Lezhë, mund të konsiderohet mjeshtër i instrumentave frymorë. I frymëzuar nga artisti i popullit Ndue Shyti, 62-vjeçari e ka nisur rrugetimin e artistik që në moshën 12 vjeçare. Ai iu bie plot 7 veglave frymore te krijuara vete, duke përcjell tinguj me motive folklorike.
“I thonë ata mësuesit ke instrumentist Gjovalin Ndrecën, i bie fyellit. U fut në klasë më dëgjoi, më thanë bravo të qoftë. Më kanë marrë në prova tek Pallati i Kulturës, kam dalë me sukses. Të nesërmen në koncertin e madh, më kanë futur në rrjesht me orkestrën Ndue Shiti. Nën kujdesin e artistit popullit Ndue Shiti, unë pata fatin që t’i qëndroj afër dhe mësoi këto vegla”, thotë Ndreca.
Përgjatë karrieres së tij artistike 50-vjeçari, Gjovalin Ndreca ka marrë pjesë në dhjetra aktivitete kombetare e nderkombetare dhe është vleresuar me plot 57 çmime të ndryshme.
“Unë i bie zamorës, i bie gajdes dhe krejt bilbilave i bie në të gjithë tonalitetet e notave muzikore. I krijoj vetë. Aktualisht unë përdor 7 instrumente, u bie me nota dhe i përdor sipas shkallës në të gjithë tonalitetet. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete në Pukë dhe Lezhë. Kam marrë shumë tituj 57 dekorata, diploma kombëtare dhe ndërkombëtare i kam tek shtëpija”, shtoi ai.
Pasioni për muziken e ka bërë që mos të ndjeje aspak lodhje, ndërsa synimi është që mjeshterine e tij t’ju përcjellë brezave.
“50 vjet kam në skenën shqiptare me Pukën. Kam qënë pjesëtar i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Kam hapur 60 vjetorin e Festivalit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Kam hapur 4 herë Miss Globin në Durrës, përfaqësova kombin shqiptar. Do e vazhdoj këtë pasion sa të jem gjallë. Do ishte mirë që brezit të ri t’ia lemë trashëgimi këto vegla muzikore”, vijoi mjeshtri i instrumenteve.
Në Lezhë kanë nisur përgatitjet për festivalin e 55 të ansamblit çiftelia i cili do të mbahet me 16 maj.Drejtori i Pallatit të Kultures "Ded Ndue Lazri" Mark Gjoka thotë se instrumentisti Gjovalin Ndreca është një prej prurjeve më të rëndëishme të kërij ansambli.
“Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu me Gjovalinin sapo kemi filluar provat për festimin e Festivalit të 55 të ansamblit çiftelia. Të një Ansmabli që është themeluar nga mjeshtrat Aleksandër Banushi, Agim Velaj, Loro Gjeçi si dhe dhjetra artistë të shquar që kanë bërë jetën e tyre duke e sjellë këtë ansambël deri në ditët tona”, tha Mark Gjoka.
Muzika folklorike është pjesë më e rëndësisishme me të cilen identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare sidomos ne zonën e veriut dhe instrumentisti Gjovalin Ndreca është shembulli më i mire i ruajtjes së kësaj tradite.