Mjeshtri i koreografisë Angjelin
Preljocaj, në Tiranë për “Dasmën"

Mjeshtri i koreografisë Angjelin<br />Preljocaj, në Tiranë për “Dasmën
Angjelin Preljocaj balerini franko-shqiptar, mjeshtri i koreografisë botërore nesër vjen në Tiranë. Nëse e pyet për origjinën  e tij ai thotë se shtëpia e tij janë Opera Garnier-Paris, Balshoi Teatër- Moskë, La Scala-Milano, Opera gjermane e Berlinit, New York City Balet, etj. Pasaporta e tij është franceze. Zemra e tij është shqiptare. Në vitin 1957 ai ishte ende në barkun e nënës së tij Lize Preljocaj, ndërsa familja e tij arratisej nga Vermoshi. Lindi dy javë më pas, në Paris, dhe mori shtetësinë franceze. Në Francë mësoi baletin, ku fluturoi në skenë bashkë me famën. Të tjerat dihen mirë, sepse u bënë dhjetëra botime, mijëra shkrime për të. Para disa vitesh edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare i frymëzuar nga fama e tij në Paris e takimi me të shkroi librin “Kushëriri i engjëjve”.

Angjelin Preljocaj do të ngjisë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit performancën koreografike “Dasma”, provat e të cilës janë zhvilluar këto ditë nga asistentja e tij Noemi Perlov . Kjo është një premierë që ai e ka ngjitur në skenë në vitin 1994 në Paris. “Dasma”, me muzikë të Stravinkskit është bërë sipas stilit shqiptar.

dasma

Me ritet shqiptare. Kjo, dasma shqiptare më ka frymëzuar shumë për të krijuar dasmën me muzikën të Stravinskit.”, është shprehur Preljocaj. Ai nuk lindi në Shqipëri, por nuk e harron gjakun shqiptar, prindërit e tij. “Jam francez, sepse kam lindur në Francë, dhe kam kombësinë franceze në letra. Por nuk harroj kurrë të them që jam shqiptar. Babai im është shqiptar, nëna ime është shqiptare. Të dy janë shqiptarë. E kam gjakun shqiptar, e s'mund ta harroj këtë të vërtetë.”, ka thënë Preljocaj. Është një trashëgimi që ai di ta konvertojë në art, si te baleti  “Dasma”, që do të të shfaqet në datat 7, 8, 9 nëntor në  orën 19:00. Programi i shfaqjes do të hapet me “La stravaganza”, tashmë  pjesë e repertorit te TKOB dhe do të vazhdojë më pas me premierën e “Dasma”.

Angjelin Preljocaj ishte ne Tirane në maj te vitit të shkuar ku prezantoi dy shfaqje “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”. Prelocaj e përshkruan baletin “Dasma” si një nga krijimet e tij,që është frymëzuar drejtpërdrejte nga trashëgimia e shqiptarëve. Ai është shprehur se: “Baleti ‘Dasma’ që u realizua nga eksperienca ime nga ajo që unë kisha parë në dasmat që organizoheshin në familjen time, sidomos në Mal të Zi ku kam dhe anëtarë të familjes sime. Kjo është një vepër tërësisht shqiptare, por shqiptarizmi im mund të ndihet jo vetëm aty, por dhe në vepra të tjera të miat. Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo, reflekton brendinë time dhe origjinën time”, shprehet ai. Koreografi Angjelin Preljocaj do të jetë në Tiranë nesër në orën 12.00, ku do të organizohet edhe një konference për mediat në praninë e tij, përfaqësuesve të Ambasadës Franceze dhe Ministrisë së Kulturës, etj.  

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Me shtrirje në mbarë Europën, ‘zbërthehet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës me bazë në bazë Spanjë! 14 të arrestuar, mes tyre shqiptarë