Mjeshtri kinez frymëzohet në Tiranë
pikturon kostum tradicional Mirdito

70 artistë nga e gjithë bota po trazojnë me ngjyra, jetën kulturore në Tiranë në kuadër të Bienales së dytë të Akuarelit.

Të mërkurën, që përkoi dhe me festimet e Ditës së Verës, e gjithë vëmendja e publikut u përqëndrua te njëri prej mjeshtrave botërorë të kësaj gjinie, piktori nga Kina, Liu Ji.

Në Tiranë mjeshtri Liu ka pikturuar në akuarel portretin e një vajze shqiptare me kostum mirditor në praninë e publikut, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. 

Këtë herë ai ka zgjedhur një tematikë tërësisht tjetër. Modelja që qëndron përballë tij është një vajzë mirditore, veshur me kostumin etnik duke u bërë njëherazi një sfidë për piktorin nga ana antropologjike si edhe zbërthimi artistik i etnografisë së Mirditës.

artisti


artisti
 ( Piktori Liu Ji duke pikturuar kostumin mirditor në akuarel )

Piktori kinez me famë botërore, pjesmarrës në Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë ka vlerësuar bukurinë e kostumeve popullore shqiptare duke thënë se vajzat shqiptare janë shumë të bukura por kur vishen me kostumin tradicional siç është ai i Mirditës plot ngjyra ato bëhen edhe më të bukura.

Gjithashtu bëhen edhe një subjekt ekzaltues për një piktor që ti pikturoje ato. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë

Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë