Tiranë, 11 Shtator/ ATSH/-Në prag të nisjes së vitit të ri shkollorë, në ndihmë të fëmijëve jetimë u janë shpërndarë mjete shkollore për 100 fëmijë, falë nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Telekom Albania.
Kompania i është bashkuar nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të mbështetur këtë shtresë në nevojë. Më syim pajisjen me materiale didaktike, fëmijët jetimë janë pajisur me çanta shkolle, fletore, lapsa, ngjyra, vizore, stilolapsa dhe çdo mjet tjetër të nevojshëm për zhvillimin e një procesi produktiv mësimor.
Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave, në ambientet e Muzeut Kombëtar, Drejtoresha e Kryqit të Kuq Shqiptar, Angjelina Pulluqi, u shpreh se "donacioni i Telekom Albania mundësoi paketat bazë mësimore për këta fëmijë që jetojnë në Tiranë dhe zonat përreth. Ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga donatorë të tjerë".
Ndërkohë, përfaqësuesi i Telekom Albania, Florian Papadhimitri, tha se " paketa që ne dhurojmë për 100 fëmijë jetimë është e plotë dhe kompleton me mjetet e nevojshme shkollore të gjithë fëmijët që nuk kanë mundësi t`i kenë ato".
Kjo nismë u vjen në ndihmë shtresave sociale të cilët rritet në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.