Rrëzohen nga mali i Munellës gazetari Alfred Lela dhe 4 të tjerë! Gjendet i vdekur pas disa orësh kërkime specialisti i turizmit Ndoc Mulaj, mori plagë në kokë

PUKË- Një ekspeditë mes një grupi miqsh ka përfunduar në tragjedi. Ekipi i përbërë nga gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani, Dorien Malaj dhe Ndoc Mulaj, specialist i turizmit teksa po ngjisnin malin pasditen e kësaj të enjteje janë rrëzuar duke rënë në humnerë për shkak të stuhisë së fortë të dëborës dhe erës, për pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Mulaj ka marrë plagë të rënda në kokë, teksa trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh pasi ishte i zhdukur dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Ndërkohë, sa i përket gjendjes shëndetësore të 4 personave të tjerë, Shyti, inxhinier i pyjeve është rëndë, e ndërsa tre të tjerët, mes tyre dhe gazetari Alfred Lela janë jashtë rrezikut për jetën.

Lela ka treguar me detaje atë se çfarë ka ndodhur, e ndërsa është shprehur se situata ka qenë aq e vështirë sa që ka menduar se nuk do dilte i gjallë prej aty. Ai rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre, për pasojë janë rrëzuar.

E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit. Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, ka thënë Lela në një prononcim për mediat.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Pas disa orësh kërkimesh gjendet Ndoc Mulaj! Mjeku për Report Tv: Është 1 orë në këmbë nga vendngjarja te vendi ku po pret ambulanca

Edmond Simoni, mjek i përgjithshëm i zonës së Gjegjanit për Report Tv bën me dije se pas disa orësh kërkimesh është gjetur edhe Ndoc Mulaj.

“Momentalisht është dhënë njoftimi se janë gjetur të 5 personat, por duhet theksuar se janë në  zonë shumë e largët me borë, nuk futen makinat. Zjarrfikëset dhe ambulanca po presin në zonën e njohur si fabrika e bakrit. Të plagosur po transporten në krahë nga zona ku janë aksidentuar deri në vendin ku po pret ambulanca. Nga njoftimet që kemi marrë në telefon Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti janë në gjendje të rëndë, tre të tjerët janë mirë. Është rreth një orë rruga në këmbë për të mbërritur të plagosur tek ambulanca, e mandej do të transportohen drejt spitalit të Pukës”, tha mjeku Edmond Simoni.

Ora 21:57
Alpinistët u rrëzuan nga mali i Munellës në Pukë, kryeplaku i Kimzës: Asgjë për fatin e Ndoc Mulajt! Kërkimet shumë të vështira prej borës

Ndoc Pistja, kryeplaku i Kimzës, fshati më i afërt me Malin e Munellës në një bisedë për Report Tv është shprehur se kërkimet për gjetjen e Ndoc Mulajt janë shumë të vështira për shkak të terrenit, e ndërsa Ilir Shyti ndodhet në gjendje të rëndë. 

"Është dy metra borë, kërkimet janë shumë të vështira. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për  Ndoc Mulajn. Ilir Shyti është në gjendje të rëndë.Në terren janë forca të shumta të policisë, ekipe shpëtimi dhe banorë të zonës.

Ora 21:29
FOTO/ Kush është Ndoc Mulajt një prej specialistëve më të mirë të turizmit, që vijon të jetë i zhdukur prej orësh

Report Tv sjell foton Ndoc Mulajt, një nga specialistet më të mire të turizmit malor në Shqipëri, themelues dhe drejtues i Albanian Alps i cili vijon të jetë i zhdukur prej disa orësh. Ai ra në humnerë teksa ishte së bashku me gazetarin Alfred Lela dhe një grup alpinistësh, e ndërsa nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

Ora 20:14
Borë dhe relievë i thepisur, ja videoja e fundit e operatorit të Alfred Lelës, pak para aksidentit të rëndë

 

Sot një grup alpinistësh së bashku me gazetarin Alfred Lela kanë rënë në një greminë, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Një prej personave që kanë rënë në greminë ka qenë edhe operatori Gisel Dollani, i cili ka publikuar edhe një video.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 31/12/2021 16:20

    Ke more ne tel per ndihme o Lela? Mos more gje Ramen qe e shaje ne boulevard,shpetove nga shteti qe hidhje balte ne emisionet e tua.Pse te paguajne shqiptaret me taksat e tyre per ty qe ngjitesh maleve o servil.

    Përgjigju
  • Tirona: 31/12/2021 13:22

    Kjo aventure perfundoi me tragjedi me nje humbje jete dhe me disa te plagosur, prokuroria mos ta kaloje kaq lehte duhet te nisin hetime ndaj organizatorve dhe pjesmarresve te kesaj aventure , se mos del ndonje gje

    Përgjigju
  • Vladimiri: 31/12/2021 13:01

    Ndonje falenderim per Forcat Ushtarake qe ju shpetuan ???

    Përgjigju
  • Koli: 31/12/2021 12:44

    Alfre Lela.. i kerkove ndihme Allahut..Allahut duhet ta lutesh dhe kur nuk je ne veshtiresi..ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Erik: 31/12/2021 08:04

    Ngushellime familjes, miqve dhe te afermve. Sherim te shpejte te tjereve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja