Policia Kufitare e Durrës ka shpëtuar 3 pushues nga mbytja. Pushuesit kanë qenë në det të hapur duke lundruar me një mjet pedalues, i cili ka filluar të fusë ujë.
Gjatë patrullimit të Specialistëve të Policisë Kufitare është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor, i cili rrezikonte të fundosej.
Pas konstatimit, menjëherë i është dhënë ndihma e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
(Mjeti lundrues ku ndodheshin tre shtetasit)

Komento
Komente










