Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Astirit” në kryqytet.

Një automjet ka përplasur një burrë me biçikletë ndërsa po kalonte tek vijat e bardha dhe është larguar me shpejtësi, duke mos i dhënë ndihmën e parë. A

ksidenti ka ndodhur tek Bulevardi “Migjeni” në Astir.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar autoambulancën për t'i dhënë ndihmën e parë.