MM: Kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare, në përputhje me të gjithë ligjet e vendit
TIRANË 10 Nëntor/ATSH/ -Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp ka theksuar sot se, kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare është në përputhje me të gjithë ligjet e vendit dhe në përputhje të plotë me detyrimet që na rrjedhin nga NATO. “Në mars të vitit 2008, Njësia e zbatimit të Projektit për […]
/ATSH/ -Ministria e Mbrojtjes, me anë të një deklarate për shtyp ka theksuar sot se, kontrata për Vëzhgimin e Hapësirës Detare është në përputhje me të gjithë ligjet e vendit dhe në përputhje të plotë me detyrimet që na rrjedhin nga NATO.
"Në mars të vitit 2008, Njësia e zbatimit të Projektit për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapsirës Detare, përfundoi instalimin e të gjitha paisjeve elektro-mekanike. Kompania zbatuese e projektit "Lockheed Martin", ka mirëmbajtur sistemin pas periudhës 1-vjeçare të garancisë deri më 12.12.2010.
Duke nisur nga 01.01.2011-31.07.2011 nuk është siguruar mirëmbajtja e sistemit me të tretë, megjithëse sistemi ka kushtuar 45 milionë dollarë. Për përiudhën 01.08.2011-31.12.2011 sistemi është mirëmbajtur nga firma kontraktuese shqiptare, "IDEA TEL" sh.p.k, Tiranë me një kosto financiare 48 750 000 (pa tvsh). Prej datës 1 janar 2012 deri në shtator të vitit 2015 nuk është siguruar mirëmbajtja e sistemit më të kontraktuar. Kjo është situata në të cilën u la vëzhgimi i hapsirës detare nga qeverisja e mëparshme", shprehet Ministria e Mbrojtjes.
"Ministria e Mbrojtjes në dhjetor të vitit 2013 mbylli kontratën për vënie në gatishmëri të sistemit (pasi kishte thuajse dy vjet që nuk punonte) dhe mirëmbajtjen në vlerën totale 62 436 292 milionë lekë me kohëzgjatje 12 muaj, ndryshe nga kontrata e qeverisë mëparshme që vetëm për mirëmbajtje dhe vetëm për 5 muaj kishte paguar 48 750 000 milionë lekë", thuhet në deklaratë.
Sipas MM, "kompania, e cila është përzgjedhur me tender për të kryer vëzhgimin dhe mirëmbajtjen e hapsirës detare ka zbatuar kontratat e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes që në vitin 2004 dhe është përfaqesuesi zyrtar i kompanisë GEM, prodhues i radarëve që Shqipëria disponon"
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39