MMSR aktivitete festive, Rama e
Klosi në Durrës:Festat duan dashuri

MMSR aktivitete festive, Rama e<br />Klosi në Durrës:Festat duan dashuri
Të gjithë banorët e qendrave të Përkujdesit Social në këto ditë festash iu janë gëzuar sot disa momenteve ndryshe nga përditshmëria e tyre.

Me moton “Festat kërkojnë dashuri”, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, ka organizuar sot 28 festa në 28 qendrat rezidenciale të Përkujdesit Social në të gjithë vendin.

Qëllim i organizimit të kësaj dite ishte sigurimi i një mjedisi festiv dhe kujdesi për njerëzit në nevojë, që aktualisht jetojnë në 28 institucionet publike, si dhe sensibilizimi i gjithë shoqërisë për të kontribuar përmes veprimeve vullnetare për mirëqenien e njerëzve në nevojë dhe për të treguar solidaritet jo vetëm gjatë festimeve, por gjatë gjithë vitit.

klosi
 
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, zgjodhën që në kuadër të kësaj dite të festonin së bashku me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit në Durrës.

Ata vizituan ambientet e kësaj qendre, ku ndoqën nga afër punimet e ndryshme artistike dhe jo vetëm, që vetë fëmijët kishin përgatitur, ndërsa më pas u bënë pjesë e festës së tyre.

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar fillimisht ata që bëjnë të mundur që këto qendra të funksionojnë çdo ditë, ndërsa vlerësoi se mbetet ende shumë për t’u bërë në drejtim të luftës kundër diskriminimit të këtyre shtresave, si dhe në integrimin e plotë të tyre në shoqëri.
 
Janë janë dy gjëra të rëndësishme për t’u nënvizuar, që janë dhe njëkohësisht dy objektiva të qeverisë sonë, por besoj janë dhe qëllime të mira në përgjithësi të shoqërisë. Lufta ndaj diskriminimit kundrejt personave me aftësi të kufizuara në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, apo private dhe sidomos kur vjen fjala tek punësimi i merituar, apo arsimimi i domosdoshëm i tyre, si dhe aksesi në shërbime. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, jemi në një situatë dramatike të trashëguar vit pas viti, sepse rezulton që 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të moshës shkollore nuk e frekuentojnë arsimin e detyrueshëm dhe sigurisht nuk jemi një rast unikal. Në botë janë rreth 93 milionë fëmijë të grupmoshës nga 0-14 vjeç me aftësi të kufizuara që nuk kanë akses, ose që kanë një normë shumë të ulët regjistrimi në shkollë”, - tha kryeministri Rama.
 
Ndërsa ministri i MSR-së, Blendi Klosi theksoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve, përveçse të krijojë një ambient sa më të ngrohtë për të gjithë banorët e këtyre qendrave, ka të bëjë me sensibilizimin e të gjithë shoqërisë dhe gjithë aktorëve të fushës për të qenë më solidarë dhe për të kontribuar që jeta e tyre të bëhet sa më e lehtë dhe e pranuar nga të tjerët.

Ne menduam që në këtë ditë, në të 28 qendrat tona rezidenciale, aty ku njerëzit kanë nevojë, ne të bëjmë një festë. Kjo festë shkon për këta fëmijë në nevojë, shkon për njerëzit e moshuar të cilët jetojnë nën kujdesin e shtetit, shkon për njerëzit me aftësi të kufizuara. Natyrisht, ne kërkojmë që kjo ditë të shërbejë si pikëmbështetje për gjithë vitin. Ne jemi këtu së bashku për të dhënë më shumë dashuri dhe për të bërë sa mundemi me këta njerëz, të cilët mund të integrohen në shoqëri për t’u bërë pjesë e denjë e saj”, - tha Klosi.
 
Më tej ai shtoi se gjithashtu, MMSR kërkon që këtë festë ta kthejë në një traditë për çdo fundviti, ku njerëzit në nevojë të kenë mundësi që ashtu si edhe e gjithë shoqëria të ndjejnë atmosferën festive.
 
28 figura të shquara në sferën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ambasadorë, iu bashkuan nismës së MMSR-së, dhe vizituan sot një nga 28 institucionet, ku shpërndanë dhurata dhe festuan me njerëzit që banojnë në këto institucione. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, si dhe deputetë të zonës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)