Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për balotazhin presidencial në Turqi

Mobilizimi i votuesve në minutën e fundit, kyç për balotazhin presidencial në Turqi

Turqi të djelën zhvillohet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është kandidati kryesor pasi shënoi një fitore të ngushtë në raundin e parë dhe siguroi shumicën në parlament. Por analistët thonë se kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu ka një shans të fitojë nëse arrin të mobilizojë bazën e tij. Pas fitores befasuese të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në raundin e parë dhe sigurimit të shumicës parlamentare, analistët thonë se momenti politik është larguar nga Kemal Kiliçdaroglu përpara balotazhit presidencial të së dielës.

“Erdogani padyshim që gëzon 49.5 përqind të votave që mori në raundin e parë, por edhe shumicën parlamentare. Pra, këta janë faktorë shumë motivues teksa shkojmë në raundin e dytë, gjë që e bën atë fituesin e mundshëm të raundit të dytë. Kiliçdaroglu, nga ana tjetër, po përpiqet të motivojë mbështetësit e tij dhe të rrisë mobilizimin, por në të njëjtën kohë të zbusë shqetësimet për politikat e tij nacionaliste të sigurisë”, thotë analisti Can Selcuki me grupin ‘Istanbul Economics Research’.

Të dy kandidatët e balotazhit presidencial po synojnë të tërheqin votuesit nacionalistë, pas paraqitjes çuditërisht të fortë të kandidatit nacionalist të vijës së ashpër Sinan Ogan në raundin e parë. Kandidati Kiliçdaroglu shpreson të përfitojë nga ndjenjat nacionaliste...dhe që nga përfundimi i raundit të parë po thekson angazhimin e tij për të dëbuar miliona refugjatë sirianë. Por analistët paralajmërojnë se një veprim i tillë është i rrezikshëm, duke pasur parasysh se deri tani, fokusi i tij ishte reforma demokratike.

“Kiliçdaroglu ndoshta është i interesuar të marrë disa nga mbështetësit e Sinan Oganit, kandidati i palës së tretë, të cilët janë në TikTok, ose në median sociale dhe nxiten natyrisht nga nacionalizmi. Pra, ai po anon pak më shumë në atë drejtim. Problemi është se këto gjëra janë shumë të rrezikshme, veçanërisht nëse i bën këto ndryshime të shpejta në minutën e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës Asli Aydintasbas në Institutin ‘Brookings’.

Një sfidë tjetër për zotin Kiliçdaroglu është se koalicioni i Erdoganit, i udhëhequr nga Partia AKP, i siguroi një shumicë absolute në parlament, një shenjë se votuesit duan të qëndrojnë në të njëjtin drejtim.

“Qeveria padyshim po promovon vazhdimësinë, ndërsa opozita ekuilibrin. Shpesh në të kaluarën kemi parë që elektorati turk zakonisht zgjedh vazhdimësinë mbi nocionin e ekuilibrit”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Can Selcuki.

Kiliçdaroglu u përpoq të fitonte mbështetje politike duke dalë në një shfaqje të njohur në YouTube për katër orë, e duke iu përgjigjur pyetjeve nga audienca. Me votuesit e zotit Erdogan që dolën në numër më të madh se ata të zotit Kiliçdaroglu në bastionet e tyre përkatëse, shanset e këtij të fundit tani varen nga sa prej mbështetësve të tij mund të arrijnë të dalin përsëri në votime.

“Mundësia e një fitoreje tjetër të Erdoganit dhe shqetësimi se ç’mund të ndodhë me të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, mund t'i bëjë votuesit të lënë mënjanë dyshimet dhe ankesat për Kiliçdaroglunë dhe të dalin në votim. Kjo është e vetmja gjë që mund të ndryshojë faktet në terren”, thotë për Zërin e Amerikës Atilla Yesilada me grupin ‘Global Source Partners’.

Me momentin politik që duket se është në anën e Erdoganin, analistët thonë se kandidati Kiliçdaroglu duhet të gjejë një mënyrë për të riaktivizuar në minutën e fundit mbështetësit e tij./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)