TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha. Mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit.
Gjithashtu, në fokus kanë qenë edhe zgjedhjet vendore të 2023, në të cilën Berisha u ka bërë thirrje secilit prej tyre që të mbështesin kandidatin fitues të garës së primareve në betejën përballë Erion Veliajt. Nga ana tjetër, njerëzit e Berishës kanë nisur shpërndarjen e fletushkave nëpër xhamat e makinave të qytetarëve të cilëve u bëhet thirrje të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.
Në takim kanë qenë Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi, teksa, Ilir Alimehmeti nuk ishte i pranishëm për shkak të intervistës së tij që pati në ‘Kontrast’.
Njerëzit e Berishës aksion për të mbledhur njerëz në protestën e 12 nëntorit, shpërndajnë fletushka nëpër xhamat e makinave
Mbështetës të ish kryeministrit, Sali Berisha kanë nisur aksione për të mbledhur sa më shumë njerëz në protestën e së shtunës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, fletushkat me mbi shkrimin “Shqipëria në rrezik” po shpërndahen nëpër xhamat e makinave të qytetarëve.
Në fletushkë renditen 10 arsye të cilat sipas partisë Demokratike, ishin të mjaftueshme për të dalë në shesh në datën 12 nëntor. Ndërsa në fletushkën tjetër, renditen 10 pika të paketës anti-krizë.
Na kujtoi traktet dhe flete rrufete ky sekretari i partise. Mos tu shkoje ne mendje se do vini ndonje dite ne pushtet me fletushka dhe protesta. Vetem vota te sjell ne pushtet e jo gjuha e rruges...
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.2%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3275
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Na kujtoi traktet dhe flete rrufete ky sekretari i partise. Mos tu shkoje ne mendje se do vini ndonje dite ne pushtet me fletushka dhe protesta. Vetem vota te sjell ne pushtet e jo gjuha e rruges...
Përgjigju