Modelet më të veçanta të 50 viteve, për të dytin vit radhazi parada e makinave 'Retro' në rrugët  e Vlorës

Parada e makinave retro është rikthyer sërish në Vlorë, duke dhuruar spektakël në shesh dhe në rrugët e qytetit bregdetar. Ndërsa të apasionuarit pas këtyre automjeteve të vjetra të viteve '70-'80 tregojnë sesi u bënë pronar të tyre.

 “Kam këtë kabrioletin e vitit 85’. I prodhuar në Gjermani për në Amerikë. E pamë në internet  dhe e sollëm në Shqipëri. Kishte shumë pagesa. Menduam këtu dhe e kaluam retro. Targat Retro i ka marrë këtu në Vlorë. Ne jemi nga Fieri. Bravo atij që ka marrë këtë nisëm. Ka shumë njerëz që i kanë qejf gjërat relike. Më vjen mirë që në vendin tonë që ruhen këto gjëra”, tha një posedues i makinës retro.

“Me të kërkuar e të pyetur e kemi mirëmbajtur. Jam fans i makinave të vjetra. Kjo ka ardhur nga Bullgaria pas viteve 90. Ka ardhur e masakruar. I kam vënë pjesë të reja. E dashuroj si makinë. Kam disa vite që e mbaj. Kam lëvizur me makinë. Për mua është kënaqësi”, u shpreh një tjetër.

“Makinë e 1982. Mercedes Benz, 240. U nisa ta bëja nga momenti që dëgjova për Retron. Kam shtyrë pjesën më të madhe të pandemisë duke riparuar mjetin. Me këtë makinë lëviz të dielave ose kur ka parade retro”, tregoi një i pasionuar pas makinave retro.

“Ky është volksëagen. 1970. Është makinë për qejf dhe festa private. Ka tre vjet që është në dorën tonë”, tregoi një tjetër.

Organizatori i eventit, Besnik Stefa tha se vendimi për ti risjellë makinat sërish në Vlorë erdhi pas suksesit dhe interesimit që ky aktivitet pati një vit më parë.

“Pas organizimit të vitit 2020 duke parë suksesin dhe interesimin ne menduam që ta ripërsërisim meqë rifillon dhe sezoni turistik . Sot në këtë aktivitet, përveç vespave janë dhe mjetet retro rreth 25 ose 30. Një pjesë nuk është ekspozuar më parë”, tha organizatori i eventit.

Ky aktivitet solli në Vlorë rreth 30 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët të mbarë vendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja