Më shumë se gjysma e spanjollëve, duket se do të mbështesin dërgimin e emigrantëve në qendrat e grumbullimit në vendet e treta jo të BE-së, duke ndjekur edhe shembullin e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Të paktën gjashtë në 10 spanjollë besojnë se qeveria qendrore është shumë lejuese në lidhje me hyrjen e emigrantëve në vend.
Kjo është ajo që del nga një sondazh i kryer nga kompania e anketimit ”Dym”, e publikuar sot në ”20minutos” online.
Në veçanti, 55,7% e të intervistuarve e vlerësuan adekuate që autoritetet të dërgojnë emigrantë të parregullt në një qendër jashtë vendit derisa të merret një vendim për hyrjen e tyre në BE ose riatdhesimin.
Vetëm 27,8% e konsideruan një iniciativë të tillë si të papërshtatshme dhe 16,5% nuk dinin si të përgjigjeshin.
Votuesit e Partisë Popullore konservatore dhe partisë së ekstremit të djathtë ”Vox” janë ata që do ta mbështesnin më shumë nismën, përkatësisht 67,5% dhe 73,3%.
Por edhe mes votuesve të Partisë Socialiste dhe bashkimit të majtë ”Sumar”, mbizotërojnë ata që janë pro masës së mundshme, përkatësisht me 51% dhe 40,5%.
Anketa u krye midis 16 dhe 18 tetorit në një kampion prej 1 000 intervistash në internet me njerëz mbi 18 vjeç, përfaqësues të popullsisë spanjolle për sa i përket gjinisë, moshës dhe profesionit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Në det të hapur! Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie
9 Janar, 12:18
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56
-
Mbi 2200 persona vdiqën në ujërat e Detit Mesdhe gjatë 2024 teksa tentonin të mbërrinin në Europë
3 Janar, 18:48