Duket se gjatë angazhimeve të saj në Kinë modelja Cara Delevigne e ka ndjerë shumë mungesën e rë dashurës së saj Michelle Rodriguez.

Ajo ka postuar një foto të sikletshme nga Shangai ku shfaqet duke puthur dhe prekur gjoksin e një statuje.

Michelle me siguri do të bëhet xheloze kur ta shohë këtë.

cara delevigne

Në një tjetër foto ‘selfie’ Cara shfaqet pas dushit me kolegen e saj, Suki Waterhouse, ndërkohë që ka nxjerrë gjuhën jashtë.

Delevigne dhe Rodriguez në fillim të këtij viti u shndërruan në çiftin më të famshëm homoseksual, që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë kudo që lëviznin.  

cara delevigne

(b.t/shqiptarja.com)