Kjo është bërë e ditur nga vetë modelja e cila ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi së bashku me ambasadoren shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber.
E veshur me një fustan të zi elegant modelja ka postuar edhe një fotografi të sajën në përshkrimin e të cilës thuhej: “Në festimet zyrtare për presidentin Trump”.
Ndërsa modelja ka postuar një fotografi edhe me ambasadorin e Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nebojsa Kaluderovic.
Në Shtëpinë e Bardhë janë drejt përfundimit provat që do të kulmojnë ditën e premte me 20 janar me bekimin e Dolad Trump si president i 45-të i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
