Linja perfekte? Jo më të domosdoshme. Candice Huffine, është modelja 29 vjeçare me një gjatësi prej një metër e 80 centimetër, që peshon plot 90 kilogram, duke qenë modelja me format më të rrumbullakta në histori. Ajo është modelja e parë mbipeshë e cila këtë vit pozon për “The Cal”, kalendarin ekskluziv i kompanisë britanike Pirelli.
Modelja ka pozuar në shumë fotografi me të brendshme duke ekspozuar linjat e saj të bëshme, dhe duke reklamuar një bukuri ndryshe, që sidoqofte mbetet perfekte. Kalendari është i famshëm prej vitesh, por është i limituar pasi jepet si dhuratë nga kompania britanike vetëm për klientë të rëndësishëm dhe personazhe Vip.
Në kalendarin Pirelli, vit pas viti fotografohen personazhe të famshëm, shpesh edhe të zhveshur.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com