Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve. Modelja Mara Martin u shfaq mbrëmjen e të djelës në Miami, Florida duke i dhënë gji vajzës së saj 5-muajshe ndërkohë që sfilonte. Martin ishte një nga 16 finalistet e zgjedhura për të marrë pjesë në Javën e modës në Miami në eventin e Sports Illustradted.
(Mara Martin duke sfiluar)
Modelja u cilësua si nëna krenare nga të gjitha mediat e huaja. Mara Martini e veshur me një palë rroba banjo ngjyrë të artë dhe me vajzën e mitur në krahë ecte lumturisht përgjatë pistës ‘W Hotel South Beach” në Florida, duke u brohoritur me zë të lartë nga turma. "Unë jam shumë mirënjohëse që ekipi i “Sports Illustrated” më zgjodhi mua,"- pohoi modelja për 'The Mirror'.
(Mara Martin duke sfiluar)