Kohë më parë Adrola Dushi bëri të ditur se ishte ndarë nga bashkëshorti për faktin se ata ishin shumë të rinj dhe se djali i tyre kishte ardhur shumë herët. Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes marrëdhëniet me ish-bashkëshortin e saj ishin korrekte dhe e respektonin njëri- tjetrin.
Gjithashtu një pjesë tjetër që i bashkonte ishte djali, pasi i duhej të udhëtonte shpesh që i biri të mos ndjente as mungesën e babait dhe as të sajën.
Por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është një foto ku ata janë bashkë duke u futur në një restorant. Që marrëdhënia e tyre shkon mirë ajo është e dukshme por për një rikthim të mundshëm midis tyre nuk është konfirmuar ende sepse modelja nuk ka reaguar në lidhje me foton.

Komente
