Roza Lati është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Por mesa duket fama e saj ka kaluar kufijtë dhe ka mbërritur në Serbi. Këtë e ka vërtetuar një modele mjaft e njohur serbe, e cila ka publikuar një foto të moderatores shqiptare.
Roza në atë foto është me flokët e shkurtër bjondë, me onde si Marilyn Monroe dhe mbi foto shkruhet shprehja e njohur: “Ups e bëra sërish, luajta me zemrën e tij.”
Soraja Vucelic njihet gjithashtu si ish-e dashura e futbollistit Neymar. Modelja mund edhe ta ketë publikuar foton pa e ditur fare se kush është vajza në foto, ose e ka ngatërruar me Marilyn. Por shumë nga komentuesit kanë etiketuar Roza Latin.