VIDEO/ ‘Më dilte në ëndërr çdo natë…’, Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit

VIDEO/ ‘Më dilte në ëndërr çdo natë…’, Roza rrëfen për tradhtinë e partnerit

Roza Lati

Roza Lati ka rrëfyer historinë e ndarjes nga partneri i saj, për të cilin thotë se shkak është bërë tradhtia e tij.

Moderatorja ndër të tjera shprehet se, ndonëse shoqet e saj mundoheshin të ‘përgjonin’ ish-at e tyre, ajo zgjodhi të mos kthehej më pas dhe të mos interesohej më për të.

Por siç tregon ajo, e vetmja gjë që s’mund të kontrollonte ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.

Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ja imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.

Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.

Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.

Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 01/02/2024 23:16

    cuditem si e mban mend te dashurin e pare me aq sa ke kaluar ti kujtese te forte paske hahahahahhhaaaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI