Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë, në shenjë mirënjohje për kontributin në trajnimin dhe modernizimin e Policisë Shqiptare, i dorëzoi 'Çelësin e Qytetit' drejtuesit të misionit PAMECA Kolonel Carlo d’Achille, i cili përfundoi detyrën në vendin tonë.
“Jam shumë krenar që në emër të qytetit të Tiranës, i japim sot ‘Çelësin e Qytetit’ mikut tonë Carlo d’Achille, një njeri i dashuruar me Shqipërinë, drejtues shembullor i misionit Pameca, i cili është përpjekur të modernizojëPolicinë Shqiptare,duke dhënë eksperiencënga kolegët tanënë anën tjetër të Adriatikut, por që ndajnë të njëjtin mentalitet, disa herë të njëjtat problematika me ne. I jam mirënjohësjo vetëm për vitet e shërbimit në Shqipëri, në Kosovë, por edhe si një qytetar model i Tiranës. I dhurojmë ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranëspër t’i treguar se ky qytet e ka gjithmonë një portë, një shtëpi e një zemër të hapurpër ata që i konsideron miq të veçantë,”-tha Veliaj.
Kryebashkiaku vlerësoi rolin që ka luajtur PAMECA në Shqipëri dhe ndihmën ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake: “Jam shumë krenar për ju, për kolegët e tjerë të PAMECA-s, për kolegët e Policisë së Shtetit dhe për ata të Policisë Bashkiake. Kjo është një punë në skuadër, megjithatëçdo skuadër e mirë ka nevojë për një kapiten të mirë. Ndaj, në emër të qytetit të shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga PAMECA për qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë."
Ndërkohë koloneli Carlo d’Achille i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për vlerësimit që iu bë atij dhe misionit “PAMECA” në vendin tonë. “Jam vërtet i lumtur që po marr ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranës sepse nuk është vetëm për mua, por për të gjithë stafin e projektit evropian që drejtoj prej më shumë se 3 vite."
Ndërkaq, Veliaj theksoi se janë pikërisht historitë personale si kjo, të cilat ndërtojnë ura të pathyeshme miqësie. “Mezi pres që edhe pasi të mbaroni këtë mision të jeni pjesë e kësaj familjeje të madhesepse urat mes njerëzve janë ndoshta më të rëndësishme sesa urat mes qeverive, burokracive, diplomacisë."
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00
-
Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: Tirana, simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut
8 Nëntor, 18:50
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12