Modric në qiellin e shtatë: ‘Topi i Artë’ maksimumi, ja për kë votoi Besnik Dizdari

 Modric në qiellin e shtatë: ‘Topi i Artë’ maksimumi, ja për kë votoi Besnik Dizdari

Luca Modric

Fundi i një epoke. Luka Modric fiton “Topin e Artë” 2018 çmimin prestigjoz individual duke i dhënë fund dominimit dhjetëvjeçar të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Kroati ishte Mbreti i mbrëmjes dhe triumfuesi i “Topit të Artë” që jepet nga revista “France Football”.

Mesfushori i Real Madrid u rendit i pari nga votat e 176 gazetarëve nga e gjithë bota duke grumbulluar 753 pikë. Pas Modric në podium u renditën Cristiano Ronaldo me thuajse gjysmën e pikëve 476 dhe Griezmann me 414 pikë. Në vendin e katërt u rendit Mbappe që fitoi edhe çmimin Kopa si i riu më i mirë ndërsa vetëm vendi i pestë për Leo Messin që ngelet jashtë podiumit për herë të parë pas 11 vitesh.

2018-ta ishte viti i Modric që rrëmbeu çdo trofe të mundshëm individual. Përpara se të fitonte “Topin e Artë” nga “France Football” ballkansi ishte zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë nga FIFA dhe UEFA, lojtari më i mirë nga Instituti i Historisë dhe Statistikave dhe si lojtari më i mirë i Kupës së Botës.

Modric fitoi Championsin me Realin dhe dërgoi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës. Modric mëse i lumtur me “Topin e Artë” në duar tha në ceremoninë e zhvilluar në Paris.

“Është një nder dhe nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment. Dua të falenderoj të gjithë të pranishmit, Real Madrid, Kombëtaren time dhe familjen. Kur je fëmijë ke ëndrra dhe e imja ishte që të luaja në një klub të madh dhe të fitoja trofe por “Topi i Artë” është maksimumi” e mbyll Modric.

Besnik Dizdari ishte gazetari shqiptar që votoi për “Topin e Artë” duke i dhënë pikët maksimale francezit Griezmann dhe më pas renditja e tij vijon me Modric, Ronaldo, Messi dhe MBappe.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar