/ATSH-AA/ - Komisionerja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini deklaroi në ministerialin e NATO-s, që po zhvillohet në Turqi, se bashkëpunimi i intensifikuar dhe koordinimi i aktiviteteve mes BE-së dhe NATO-s janë shumë të rëndësishëm, ndërsa vend të veçantë e zë edhe shkëmbimi i të dhënave të shërbimeve sekrete mes këtyre dy subjekteve.
Duke theksuar se dy institucione mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi kriza të caktuara, Mogherini tha se BE-ja dhe NATO ndajnë të njëjtat vlera.
Mogherini theksoi se në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të NATO-s do të diskutohet për tensionet ndërmjet BE-së dhe Rusisë, për situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e nevojshme shtesë për misionin e OSBE-së në atë vend.
Ajo shtoi se pjesëmarrësit e takimit do të prezantojnë udhëzime mbi zhvillimet e fundit në Libi dhe në pjesën tjetër të Mesdheut.
/Shqiptarja.com