Moggi i ofron drejtimin e Partizanit
ish-juventinit Mark Iuliano
Gjatë ditës së sotme në klubin e Partizanit është folur për një tjetër emër të njohur, bëhet fjalë për ish-futbollistin e Juventusit, Mark Juliano, i cili pretendohet se do të jetë zëvendësuesi i Starovës.
Drejtori teknik i klubit të Partizanit, Luçiano Moggi, pas dorëheqjes së Starovës, ka shfaqur tendencën për të afruar kandidatura të njohura për të marrë në dorë drejtimin e “demave të kuq”, një ndër emrat e përfolur ishte dhe Franko Kolomba.
Gjatë ditës së sotme në klubin e Partizanit është folur për një tjetër emër të njohur, bëhet fjalë për ish-futbollistin e Juventusit, Mark Iuliano, i cili pretendohet se do të jetë zëvendësuesi i Starovës.
Mark Iuliano prej disa vitesh ka ka nisur karrierën e trajnerit, ku ka patur disa eksperienca në kampionatin Italian, me ekipe të kategorive të ulëta.
Iuliano ka luajtur me juventusin për 9 vite nga 1996 deri në 2005, me të cilën ka luajtur 187 ndeshje nga të cilat ka shënuar 7 gola pavarësisht rolit të tij si mbrojtës.
Pas largimit nga Juventus, ai luajti në disa skuadra si Sampdoria, Ravena, Reall Mallorca, etj dhe e mbylli karrierën në 2012 tek San Genesio, ekip që luan në kategoritë e ulëta të kampionatit Italian.
Karrierën si trajner ai e filloi me të rinjtë e Pavias dhe Latinës, deri në 2015 ku mori në drejtim ekipin e parë të Latinës.
Për rreth dy vjet Iualiano ka qënë pa skuadër, deri në majin e këtij viti kur firmosi me ekipin e Komos, por si duket drejtori teknik i “demave të kuq” e ka bindur të vijë në Shqipëri.
Në ambientet e klubit kryeqytetas flitet se Iuliano, është në negociata me Moggin dhe se së shpejti do të ketë një përgjigje nëse ish-juventini do të zërë vendin e Starovës.
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi “Prrenjas-Pogradec”! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike
12 Janar, 18:09
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55