Mogherini-Bushatit:Integrimi i vendit
në BE varet tek zbatimi i 'Drejtësisë'
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork në kuadër të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini ku kjo e fundit ka thënë se integrimi i vendit në Bashkimin Europian varet tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork në kuadër të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini ku kjo e fundit ka thënë se integrimi i vendit në Bashkimin Europian varet tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Ministri Bushati dhe Mogherini shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ata gjithashtu u ndalën në arritjet e rëndësishme në vend, veçanërisht përmbushjen e prioriteteve kyçe për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Përfaqësuesja e Lartë vlerësoi angazhimet e ndërmarra për përmbylljen e paketës kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi, si dëshmi e vullnetit të qëndrueshëm politik për të avancuar në këtë proces.
Ministri Bushati konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese dhe theksoi se në këtë kontekst, miratimi me unanimet i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe fillimi i procesit të zbatimit të saj përfaqëson një arritje domethënëse në këtë drejtim dhe përbën bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.
Përfaqësuesja e Lartë rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë jetike për vendin, zbatimi i së cilës është vendimtar edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Duke u ndalur tek zhvillimet në rajon, u vlerësua roli konstruktiv dhe pro-aktiv i Shqipërisë dhe linjëzimi i saj i plotë me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier, dy Ministrat çmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe angazhimin e përbashkët për t’i avancuar më tej ato, në vijim të hapave pozitive të viteve të fundit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në agjendën evropiane, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë dhe rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Steinmeier vlerësoi rolin e posaçëm që Shqipëria luan në rajon, e në këtë kuadër, dy ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përforcuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Bushati e njohu kolegun gjerman me zhvillimet më të fundit në vend, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për përmbylljen e paketës ligjore të reformës në drejtësi, si një hap kyç për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Ministri Steinmeier theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e reformave shtet-konsoliduese që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në funksion të rrugëtimit evropian dhe sundimit të ligjit në vend.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
37.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 7084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi
1 Tetor, 13:19
-
Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!
1 Tetor, 13:00
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
1 Tetor, 12:28
-
Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)
1 Tetor, 12:27
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë, ‘Ia vlen të jetosh’, Koçiu: Mamografi falas në çdo zonë
1 Tetor, 12:14
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë
1 Tetor, 12:09
-
Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana
1 Tetor, 12:02