Mogherini dhe Hahn dënojnë sulmet
Thirrje për vetpërmbajtje në Maqedoni

Mogherini dhe Hahn dënojnë sulmet<br />Thirrje për vetpërmbajtje në Maqedoni
Pas sulmeve të një grupi huliganësh në parlamentin e Maqedonisë kanë reaguar edhe Federika Mogherini dhe Johanes Hahn, të cilët kanë dënuar sulmin dhe kanë bërë thirrje për qetësi.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini dhe komisioneri evropian për Zgjerimin, Johanes Han, gjatë një konference të përbashkët kanë dënuar ashpër ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

“Dënojmë ashpër sulmet që ndodhën sot ndaj deputetëve të Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë tërësisht të papranueshme dhe ne bëjmë thjirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”, kanë deklaruar Mogherini dhe Hahn.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia duhet që të garantojnë sigurinë e Kuvendit dhe anëtarëve të tij”, kanë shtuar krerët .

“E shohim me pozitivitet zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit. Bashkimi Evropian është i bindur se dialogu politik në insitucione është mënyra e vetme për avancimin dhe kërkojmë që të gjitha partitë politike ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të veprojnë në frymën e parimeve demokratike, dinjitetit dhe maturisë”, vijon komunikata për shtyp.

“Maqedonia është vend kanidat për anëtarësim dhe BE­-ja është e gatshme që të punojë me Parlamentin për reformat e nevojshme për avancimin e vendit në rrugën evropiane”, kanë thënë në deklaratën e përbashkët Mogherini dhe Hahn.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

 Sondazhi i Zaloshnjës: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla

Sondazhi i Zaloshnjës: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla