Mogherini: Do të ndërmjetësoj
për dialog të ri Beograd-Tiranë

Mogherini: Do të ndërmjetësoj<br />për dialog të ri Beograd-Tiranë
TIRANE - Italia në krye të Presidencës së Bashkimit Europian do të punojë për të vendosur një dialog të ri mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ministria e Jashtme Italiane, Federica Mogherini, e cila vizitoi këtë të premte Shqipërinë, tha se do të angazhohet për të realizuar një takim tre palësh Itali-Shqipëri-Serbi mes ministrave të jashtëm të vendeve përkatëse.

Në një konferencë për mediat me homologun shqiptar Ditmir Bushati, Mogherini vlerësoi rolin kyç të vendit tonë sa i përket stabilitetit në Rajon, duke delaruar njëherësh se gjatë takimit që do të zhvillojë të hënën në Beograd me ministrin e Jashtëm serb do të flasë dhe për vendosjen e një dialogu të ri mes Serbisë dhe Tiranës zyrtare.

“Do doja të permendja rolin kyç të Shqipërisë sa i përket stabilitetit në Rajon. Do të bisedoj edhe me ministrin e jashtëm serb të cilin do ta takoj të hënën në Beograd dhe besoj se do arrijmë të realizojme një takim tripalësh Shqipëri-Itali-Serbi për të çelur dialog të ri mes tre vendeve, për t’i dhënë rëndësi më të madhe rolit sigurisë dhe stabilittetit në rajon”, u shpreh Mogherini”, u shpreh Mogherini.  

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Mogherini bëri publike dhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për Zhvillim mes dy vendeve nga 2014-2016, me projekte të përqendruara në aspekte sociale, atë të zhvillimit të bujqësisë etj, të cilat sic theksoi ajo do të kryhen në kuadër të një bashkëpunimi dhe jo thjesht ndihmese. 

mogherini bushati

Vizita e ministres së Jashtme italiane në Shqipëri, vjen në kuadër të një turi vizitash që do të mbahen gjatë muajit të parë të kryesimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga Italia, në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

Bushati: Marrëdhëniet me Italinë, model edhe për ato Shqipëri- Greqi
Duke u ndalur tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë, ministri Bushati tha se ky është një model që mund të ndiqet edhe me Greqinë, edhe duke zgjidhur të gjitha çështjet e lëna pezull. Sipas ministrit Bushati bashkëpunimi me Greqinë vijon edhe në kuadër të fqinjësisë së mirë, por edhe të rrugës së përbashkët evropiane”.
 
“Interesi i Shqipërisë mbetet i palëkundur, për të konsoliduar marrëdhënien strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë për të adresuar të gjitha çështjet një e nga një edhe në kuadër të fqinjësisë së mirë, edhe të rrugës së përbashkët evropiane. Marrëdhënie Shqipëri-Itali mund të jetë një model që mund të ndiqet edhe me Greqinë pavarësisht diferencave”, u shpreh ministri Bushati.



Mogherini: Shpresojme per dialog konstruktiv te opozites ne interes te integrimit
Gjatë konferencës me ministrin Bushati, e cila u mbajt pas takimit që dy homologët zhvilluan në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrja Mogherini u ndal ndërkaq edhe tek dialogu mazhorancë-opozitë, duke theksuar se është në interes të integrimit europian të Shqipërisë.
 
“Kjo shfaqet edhe në vullnetin politik të qeverisë Rama. Shpresojmë në dialogun konstruktiv me opozitën, në interes edhe të integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane”, tha ministrja Mogherini.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra