Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga datat 1 deri në 4 mars.
Gjatë vizitës së tij Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.
Pak kohë para vizitës Mogherini u shprehet se Bashkëpunimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, një rajon në zemër të Europës është një prioritet kyc.
‘Unë do të punoj me secilin vend të Ballkanit Perëndimor për të siguruar që procesi i reformave është i pakthyeshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë mbeten esenciale në këtë kontekts”,-shtoi diplomatja e cila gjatë udhëtimit në rajon do të takohet me përfaqësues të lartë politikë.
Pas kthimit, zyrtarja e lartë europiane do të informojë ministrat e Jashtëm të bllokut mbi rezultatin e takimeve të saj.
Redaksia Online
XH.K/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com