/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian nuk ka më asnjë alibi dhe duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në Mesdhe, konfirmoi sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pas vdekjes së të paktën 700 imigrantëve pas mbytjes së një anijeje.
"Ne nuk kemi më asnjë justifikim. Bashkimi Evropian nuk ka asnjë justifikim, shtetet anëtare nuk kanë asnjë justifikim", shprehu me keqardhje Mogherini pas mbërritjes në një takim në Luksemburg.
"Tragjeditë e këtyre ditëve të fundit, këtyre muajve të fundit, këtyre viteve të fundit kanë qenë të shumta", shtoi ajo.
"Është nevoja për masa të menjëhershme nga ana e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare", nënvizoi ajo duke cituar riforcimin e operacionit evropian për mbikëqyrjen detare në Bashkimin Evropian.
Një pjesë e madhe e këtyre çështjeve janë kompetencë ekskluzive e shteteve anëtare, shumë të rezervuar për të pritur emigrantët, ndërkohë që Italia, ka rikuperuar 11 000 persona në det në një javë, Greqia dhe Spanja duhet ët mbajnë pothuajse të gjithë barrën.
"Por, përgjegjësia e Brukselit është të japë një impuls politik", theksoi Mogherini, para një takimi të përbashkët të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Brendshëm të BE-së sot pasdite.
"Ajo pranoi gjithashtu se nuk kishte zgjidhje të lehta, zgjidhje magjike. Por ne kemi përgjegjësinë për të reaguar së bashku, në mënyrë koherente", deklaroi jo duke përmendur një detyrim moral.
"Është në interesin tonë, në besueshmërinë tonë", konfirmoi ajo duke kujtuar se Bashkimi
Evropian ishte ndërtuar rreth vlerave si mbrojtja e të Drejtave të Njeriut./
/Shqiptarja.com