/ATSH-ANA-MPA/ - Evropa duhet të tregojë elasticitet në mënyrën sesi e trajton krizën greke të borxhit, jo vetëm për arsye solidariteti, por edhe që të mbrojë interesin e saj të përbashkët, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.
"Nëse dështon njeri, dështon i gjithë sistemi. Jam absolutisht e bindur për këtë", nënvizoi Mogherini, në një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në prag të samitit të G7-ës.
Në ndërkohë, në të njëjtin takim ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh se duhet të shmanget diskutimi me naivitet për një dalje të Greqisë nga eurozona dhe se duhet gjithashtu kërkuar me seriozitet një zgjidhje.