Përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, priti të dielën në mbrëmjes drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në një darkë tradicionale pune, pak para nisjes së asamblesë së 74-të të përgjithshme të Këshillit të Bashkuar në Nju Jork.
Në këtë takim, ishin në pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Nuk ka munguar solidariteti i Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe drejtuesve të Ballkanit Perëndimor për situatën e krijuar nga një seri tërmetesh ditët e fundit në Shqipëri.
Mogherini dhe përfaqësuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, diskutuan po ashtu edhe mbi përparimet thelbësore të arritur deri tani, si dhe për detyrat për të ardhmen.
Gjatë takimit, u shpreh mbështetja për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se ky vendim është thelbësor jo vetëm për të dy vendet në fjalë, por për të gjithë rajonin dhe për Bashkimin Europian.
Një çështje tjetër që është diskutuar në këtë darkë pune ka qenë edhe raporti Serbi-Kosovë, ku është nënvizuar nevoja e vazhdimit të dialogut mes dy vendeve si dhe për një marrëveshje juridikisht detyrues për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat në faqen zyrtare të BE-së, thuhet se të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën në rrugën e BE-së.
Ata kanë theksuar se puna për reformat vazhdon, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
5 Shkurt, 09:04
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27