Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e ka cilësuar si të rëndësishëm rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në Bruksel, ajo ka shfaqur shpresën për rezultate pozitive nga ky takim.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sonte në Bruksel, me praninë edhe të Mogherinit.

Më herët, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se temë diskutimi sot pritet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe hapat e mëtejshem në këtë proces. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptaraj.com)