Mogherini mesazh të fortë Ballkanit
Perëndimor: Shikoni kufijtë!

Mogherini mesazh të fortë Ballkanit<br />Perëndimor: Shikoni kufijtë!<br>
Eurokomesari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Han javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin. Kjo vizitë pritet të ndodhë menjëherë pasi Qeveria të publikojë planin e reformave për 6 muajtë e ardhshëm. Vizitën Han e konfirmoi pas takimeve në Bruksel me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

"Mezi pres ta vizitoj Shkupin javën e ardhshme, me takime politike dhe shkëmbime me shoqërinë civile. Takim i shkëlqyeshëm me Zv/kryeministrin, Bujar Osmani dhe Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur se Qeveria do ta shfrytëzojë momentin pozitiv dhe do të shohë rezultatet e reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim të të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën" – tha Johanes Han, eurokomesar, raporton alsat.m.

Gjatë ditës dyshja nga Maqedonia Osmani dhe Dimitrov takuan edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini. Kjo e fundit theksoi edhe një herë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se në këtë rajon as Rusia e as dikush tjetër nuk ka ndikim më të madh sesa BE-ja.

"Ne duam që vendet e rajonit të bashkëpunojnë dhe ta kenë të qartë drejtimin drejt BE-së. Secili prej 6 vendeve ka specifikat e veta, por kanë të gjitha një drejtim. Rajoni është Evropë. Shikoni kufijtë! Nuk ka kufij të jashtëm të cilitdo prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kufijtë e tyre janë kufij me Bashkimin Evropian. Ne jemi një, ne jemi familje, ne jemi gjeografikisht dhe historikisht të lidhura së bashku dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është konsistonte dhe koherente, ndërsa edhe partnerët tonë në rajon janë po ashtu konsistonte dhe koherente. Asnjë ndikim tjetër nuk mund të jetë më ë fuqishëm se kjo" – deklaroi Federika Mogerini, Shefe e diplomacisë së BE-së.

Nga ana tjetër kryeministri, Zoran Zaev ka takuar Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor të cilin e informoi se vendi po përpiqet që sa më parë të realizojë reformat e nevojshme për fillim të negociatave për anëtarësim në BE dhe se për këtë pret mbështetje të fuqishme nga të gjitha forcat politike, duke përfshirë edhe opozitën. Ndërsa presidenti Pohor tha se shpreson që Maqedonia sa më parë të anëtarësohet në NATO dhe se Sllovenia me vëmendje po e ndjek përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, si kusht për euro-integrime.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online