Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë e privilegjuar që ndodhet në Kosovë dhe që ndan festën me qytetarët e Kosovës, festë kjo të cilën e keni arritur si rezultat i punës që keni bërë. Mogherini këto komente i bëri gjatë një konference për media, ku më tej theksoi se, sot kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara, që do të ketë impakt pozitiv në jetën e përditshme dhe politike.
“Kosova është Evropë dhe ne jemi duke punuar për integrimin e Kosovës edhe në BE. Vendi i juaj është në zemër të kontinentit. Po i thoja kryeministrit se jam shumë e lumtur që po festojmë së bashku edhe anëtarësimin në UEFA”,- ka thënë Mogherini.
Ajo ka shtuar se kemi një mënyrë të punuarit së bashku ndërmjet dialogut të cilin unë e ndërmjetësoj, dhe se dialogu është mënyrë e të forcuarit të shtetit. “Brenda disa ditëve do të festojmë ditën e Evropës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për mua që këtë ta bëjë së bashku me këtë vend. Këtu ne sot festojmë lirin e lëvizjes e jo ndërtimin e murit me tela me gjemba sepse kjo nuk është Evropa”,- u shpreh Mogherini.
Ndërsa komisioneri Dimitris Avramopoulos në konferecën e përbashkët më Kryeministrin Mustafa dhe Përfaqësusen Federica Mogherinin ka thënë se shpreson që Parlamenti Europian dhe Këshilli i Bashkimit të BE’së do të aprovojë rekomandimin e KE’së për liberalizim të vizave për kosovarët. Avramopolus ka shtuar se shumë shpejtë do të fillojë fushata kundër abuzimit me vizat.
Komisionari Avramopolus ka thënë se propozimet e Bashkimi Europian janë realizuar me suksese nga autoritet kosovare. “Reformat e propozuara ishin të nevojshme jo vetëm për dialogun, por edhe për forcimin ligjit, sigurinë e brendshme, funksionimin e mirë të sistemit të drejtësisë. Kosova i ka mbushur të gjitha parakushtet për liberalizimin e vizave por Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi zi dhe të vazhdojë luftën kundër korrupsionit”,- ka thënë komisionari Avramopolus.
Ministri
Enver Hoxhaj do të jetë ministri i Jashtëm i Kosovës, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Hashim Thaçin, i zgjedhur president i vendit. Hoxhaj është prezantuar në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e PDK-së, në prani të kandidatit për kryetar të kësaj partie, Kadri Veseli. Hoxhaj do ta drejtojë dikasterin e diplomacisë kosovare për të dytën herë, pasi e ka bërë këtë detyrë edhe gjatë qeverisjes së kaluar.
Gjatë konferencës për shtyp, Hoxhaj dhe Veseli kanë komentuar edhe vendimin e Brukselit për heqjen e vizave për Kosovën. Hoxhaj ka vlerësuar se, bëhet fjalë për një ditë të veçantë për vendin dhe qytetarët, që më në fund mund të lëvizin të lirë në Europë. “Përmes kësaj të drejte, qytetarët e Kosovës do të përmbushin interesat e tyre thelbësore për ta”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa Veseli, nga ana e tij është shprehur se, Kosova po hyn në një epokë të re pasi po del nga izolimi ndërkombëtar. Ai ka theksuar se PDK ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të liberalizimit të vizave.
Presidenti
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Prishtinë, me të cilët ka diskutuar për vizionin e tij si president për hapat që duhet të ndjekë Kosova në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe për rrugën drejt integrimeve evropiane.
Thaçi tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet më dinamik dhe theksoi që sa më parë të arrihet marrëveshja për paqe mes dy popujve. “Tani janë pjekur kushtet që tërë procesi i dialogut të kalojë në nivel tjetër, tejet më dinamik, qoftë në procesin implementues, qoftë në arritjet e ardhshme të dialogut, apo marrëveshjeve. Pra, është e nevojshme që ajo që mund të arrihet për 5 vitet e ardhshme në një lloj të tillë të dialogut të kryhet në një periudhë sa më të shkurtër, 3 apo 5-mujore”, deklaroi Thaçi.
Në takimin me ambasadorët evropianë, presidenti foli edhe për gatishmërinë për të shndërruar së shpejti Forcën e Sigurisë në ushtri të Kosovës, ndërsa theksoi faktin se Kosova është lider në rajon në luftën kundër terrorizmit.
Kreu i shtetit kosovar nuk la pa komentuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA, duke paralajmëruar me batuta se, për këtë shkak, kombëtaret e futbollit në vendet nga vijnë ambasadorët mund të dobësohen.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com