Mogherini: Nëse Kosova heq sonte taksën 100% ndaj Serbisë, unë thërras sesion dialogu

Federica Mogherini tha se është e gatshme të thërrasë që sot një sesion të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por tha se e gjitha është në dorë të politikës në Kosovë. Nëse qeveria kosovare do të hiqte që sonte taksën 100 % ndaj produkteve serbe - tha shefja e politikave të jashtme në BE, Mogherini, ajo do të ishte e gatshme të niste negociatat për të ulur në tryezë dialogu palët e dy shteteve me marrëdhënie të vështirë. Ajo tha se nuk ka asnjë plan komploti mes saj, kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të copëtuar Kosovën. Mogherini tha se është e përqendruar plotësisht në punën e saj, e cila është për të krijuar të gjitha kushtet që Kosova dhe Serbia të ulen në dialog për të arritur një marrëveshje të ligjshme mes tyre.

"Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për vite me radhë për Beogradin, Prishtinën dhe rajonin. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë, që nga momenti që mund të kishte hyrë në një fazë diskutimesh më intensive. Objektivi mbetet i arritjes në një marrëveshje ligjore të dakordësuar për të arritur në normalizimin e plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë

Vendimi për tarifën 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja kanë krijuar një ambient që nuk është frytdhënës për dialogun dhe në shkelje të marrëveshjeve që janë nënshkruar. Nga ana e BE, ne kemi kërkuar të hiqen këto tarifa dhe kjo do të krijonte menjëherë kushtet që dialogu të fillonte. Nëse do të hiqen këto tarifa sonte nesër në mëngjes, unë do të thërrisja një sesion të dialogut. Në mungesë të këtij mjedisi unë nuk shoh që dialogu të fillojë. Përgjegjësia është në duart e vendimmarrësve në Kosovë.

Ne nuk jemi pjesë e ndonjë plani ne jemi në rolin lehtësues për të krijuar kushtet që të dyja palët të bëhen bashkë, dialogu është i tyre, nuk na përket ne. Roli jonë është të krijojmë kushte që palët të bëhen bashkë por dialogu nuk na takon ne. Unë marr seriozisht roli tonë për normalizimin e marrëdhënies dhe ne duhet të krijojmë këtë hapësirë. Besoj se do dominojë zgjuarsia pasi askush nuk fiton nga ky ngërç. Mendoj se askush nuk mund të nënvlerësojë interesin qe kemi për këtë dialog"​, tha Mogherini.

Përgjigje dha edhe kryeministri Edi Rama:

"Përsa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën, më kujton shprehjen se pa dalë facebooku, budallain e njihte vetëm shtëpia e tij dhe ajo porosia që thoshte nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme, po përdoret nga ata që duan të përfitojnë nga mundësia për të torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra. Dua të them, nëse gjenden aq shumë budallenj që besojnë se një proces që përfshin shtetet e botës, shoqëri mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë si miu nën mustaqe. Unë besoj se çdo njeri i arsyeshëm e kupton se kjo është e gjitha një gënjeshtër".


Lajmi kryesor:

Mogherini radhit tre sukseset e Shqipërisë: Punoni pa ndasi për integrimin në BE (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona