Tre suksese të qeverisë shqiptare radhiti shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, krah kryeministrit Rama në konferencë për mediat. Reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.
Duke u ndalur tek situata e fundit politike, Mogherini i bën apel opozitës të mos i kthejë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarëve të cilët i kanë votuar.
"Përpjekja kolektive për çeljen e negociatave kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen lënë mënjanë ndasitë. BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre, proceseve demokratike dhe qytetarëve që i kanë votuar. Qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë e i bashkuar nga të gjitha institucionet e BE, besojmë se këtë presin qytetarët ,ata duan që të gjitha partitë të mbështesin aspiratën e tyre ndaj BE. Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon me besim të lartë tek BE", - tha Mogherini.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini u pyet nga gazetarët shqiptarë në konferencën me kryeministrin Edi Rama nëse do të negocionte për të zgjdhur krizën mes partive politike. Ajo tha se roli i saj nuk është për të hyrë në negociata me partitë.
"Nuk është qasja jonë të bëjmë ndërmjetësime. Asnjëherë nuk hyj në ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë Be-së, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE-së është të ketë marrëdhënie me të gjithë, dhe unë i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata në 2017 as këtu dhe as në vendet e tjera", tha Mogerini.
Edhe për kryeministrin Edi Rama, zgjidhja mbetet tërësisht në duart e palëve politike. Ai tha se personalisht ka qenë i interesuar për dialog. Megjithatë, Rama la të kuptohet se nuk ka më vend për 2017 të dytë, që sipas tij ishte maksimumi që një mazhorancë ka bërë për opozitën. Kujtojmë se në atë kohë lideri demokrat Lulzim Basha mori 6 ministra teknikë si kusht për të hyrë në zgjedhjet parlamentare.
"Negocimi dhe zgjidhja ka qenë tërësisht pjesë e palëve. Ne kemi qenë të interesuar për të mundësuar lidhjen e komunikimit. Unë mund të them dy gjëra. Nuk shoh askënd të shqetësohet si në 2017 sepse ajo që ka ndodhur i kalon të gjithë kufijtë e të durueshmes. Ka ardhur koha që ne t'i qëndrojmë sistemit sepse rrugët për zgjidhje nuk na kanë ndihmuar që të rritemi më shpejt kështu që zgjedhjet e asaj natyre i kemi provuar. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën. Tani sistemi. Kush qëndron në sistem qëndron,të tjerët nuk duhet të pengojnë të tjerët", tha Rama.
Shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini deklaroi se Shqipëria është në një linjë me BE në rolin e saj ndërmjetësues për bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe se ajo ndan të njëjtën pikëpamje me BE jo vetëm gjeografikisht por edhe për politikat e jashtme.
"Unë mendoj se marrëveshja e Prespës mund të jetë shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon. Shqipëria e ka shprehur mbështetjen ndaj fqinjëve të saj. Ne ndajmë një axhendë ambicioze për bashkëpunim rajonal dhe për konsolidimin për arritjen e sigurisë.
Shqipëria ka treguar që vazhdon të mbetet një bashkëpunues në këtë fushë. Është e para që nuk është në BE që ka nënshkruar me Frontex. Shqipëria është në përputhje me BE për politikën e jashtme.
Unë besoj se ne ndajmë pikëpamje dhe të njëjtin fat dhe jo vetëm gjeografikisht. Do vazhdoni të keni mbështetjen time të plotë si gjithnjë për të ecur përpara", tha Mogherini.
Kryeministri Edi Rama është i vendosur se më 30 qershor në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore, dhe vendi do të zgjedhje 61 kryebashkiakët e rinj. "Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, dhe do të zgjidhen të 61 kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiakë, kjo është pak por e sigurtë. Kush merr pjesë në zgjedhje është zgjedhje e lirë e secilit", tha ai.
Rama u shpreh i bindur se qeveria i ka bërë detyrat e saj, dhe se çka pret nga BE-ja është përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Por gjithçka sipas tij është një vendim politik i vendeve anëtare.
"Do isha në pozitë të vështirë në rast se ne dhe qeveria nuk do t'i kishim përmbushur detyrat për këtë proces. E kam thënë dhe e përsëris se ne kemi detyrë të bëjmë detyrën tonë deri në fund. Këtë pastaj e vlerëson komisioni europian. në rast se ne morëm rekomandimin pozitiv do të thotë se i kishim kryer detyrat. Nëse vendosi ta marrë këtë vendim në qershor, do të thotë se bëhet fjalë për një vendim jashtë nesh. Ne e kemi merituar që vjet rekomandimin pa kushte që i kërkon këshillin të marrë vendim. Kam besim se do të marrin rekomandimin pa kushte, pjesa tjetër do jetë një vendim politik për atë që ata nuk do kenë arritur nga zgjedhjet parlamentare europiane", tha Rama.
A do të ishte zhgënjyese për Mogherinin nëse nuk hapen negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Ajo thotë Po, do të ishte zhgënjim nëse vendimi për integrim nuk merret në këto muaj.
"Negociatat nuk janë vetëm në interes të Shqipërisë por edhe në të BE. Vjet patëm vlerësim pozitiv të komisionit. U vendos që vendimi të merret pas një viti. Mund të bëhet më tepër por ju e keni bërë pjesën tuaj. Për mua do ishte zhgënjim nëse ky vendim nuk do merrej tani, pas pak muajsh. E thashë që nuk është punë e thjeshtë por jo e pamundur", u shpreh shefja e politikës së jashtme në BE në përgjigje të interesit të gazetarëve shqiptarë.
Federica Mogherini tha se është e gatshme të thërrasë që sot një sesion të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, por tha se e gjitha është në dorë të politikës në Kosovë. Nëse qeveria kosovare do të hiqte që sonte taksën 100 % ndaj produkteve serbe - tha shefja e politikave të jashtme në BE, Mogherini, ajo do të ishte e gatshme të niste negociatat për të ulur në tryezë dialogu palët e dy shteteve me marrëdhënie të vështirë. Ajo tha se nuk ka asnjë plan komploti mes saj, kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të copëtuar Kosovën. Mogherini tha se është e përqendruar plotësisht në punën e saj, e cila është për të krijuar të gjitha kushtet që Kosova dhe Serbia të ulen në dialog për të arritur një marrëveshje të ligjshme mes tyre.
"Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për vite me radhë për Beogradin, Prishtinën dhe rajonin. Muajt e fundit kanë qenë të vështirë, që nga momenti që mund të kishte hyrë në një fazë diskutimesh më intensive. Objektivi mbetet i arritjes në një marrëveshje ligjore të dakordësuar për të arritur në normalizimin e plotë të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë
Vendimi për tarifën 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja kanë krijuar një ambient që nuk është frytdhënës për dialogun dhe në shkelje të marrëveshjeve që janë nënshkruar. Nga ana e BE, ne kemi kërkuar të hiqen këto tarifa dhe kjo do të krijonte menjëherë kushtet që dialogu të fillonte. Nëse do të hiqen këto tarifa sonte nesër në mëngjes, unë do të thërrisja një sesion të dialogut. Në mungesë të këtij mjedisi unë nuk shoh që dialogu të fillojë. Përgjegjësia është në duart e vendimmarrësve në Kosovë.
Ne nuk jemi pjesë e ndonjë plani ne jemi në rolin lehtësues për të krijuar kushtet që të dyja palët të bëhen bashkë, dialogu është i tyre, nuk na përket ne. Roli jonë është të krijojmë kushte që palët të bëhen bashkë por dialogu nuk na takon ne. Unë marr seriozisht roli tonë për normalizimin e marrëdhënies dhe ne duhet të krijojmë këtë hapësirë. Besoj se do dominojë zgjuarsia pasi askush nuk fiton nga ky ngërç. Mendoj se askush nuk mund të nënvlerësojë interesin qe kemi për këtë dialog", tha Mogherini.
Përgjigje dha edhe kryeministri Edi Rama:
"Përsa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën, më kujton shprehjen se pa dalë facebooku, budallain e njihte vetëm shtëpia e tij dhe ajo porosia që thoshte nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme, po përdoret nga ata që duan të përfitojnë nga mundësia për të torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra. Dua të them, nëse gjenden aq shumë budallenj që besojnë se një proces që përfshin shtetet e botës, shoqëri mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë si miu nën mustaqe. Unë besoj se çdo njeri i arsyeshëm e kupton se kjo është e gjitha një gënjeshtër".
Tre suksese të qeverisë shqiptare radhiti shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, krah kryeministrit Rama në konferencë për mediat.
Reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.
Federica Mogherini është e bindur se qeveria shqiptare me arritjet që ka faktuar nuk ka nevojë për përkrahje, pasi faktet sipas saj flasin. Por ajo tha se deri në vendimin për çeljen ose jo të negociatave, qeveria shqiptare ka gjithë kohën e mjaftueshme që të bindë plotësisht secilin nga vendet anëtarë të BE-së për të njohur rezultatet e bëra nga Shqipëria, ashtu siç ka reflektuar raport progresi i Komisionit Evropian.
"Kryeministri duket që nuk ka nevojë për përkrahje, jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj në BE, që të ketë më shumë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja jonë e përbashkët", tha Mogherini.
"Para një viti kam qenë këtu për vizitën time të fundit ku solla lajmin emirë për rekomandimin pozitive për Shqipërinë. ky ishte një moment për të dyja palët, jo vetëm për ju pro edhe për BE.
Një vit më pas ju keni treguar rezultate konkrete për arritjen e reformave.
Unë besoj se ju po kalon një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi jo vetëm për të kënaqur BE por edhe qytetarët.
Ajo që është arritur në drejtësi është e dukshme. Ajo do ishte shembull edhe për disa vende në BE. Vettingu ka filluar të sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim se sa krenarë janë shqiptarët. Sipas sondazhit të BE 80 % e shqiptarëve e vlerësojnë këtë.
Ulja e kultivimit rë të kanabisit. Ka pasur një sërë operacionesh që kanë sjellë shpërbërjen e grupeve kriminale. Unë besoj se ne duhet të jemi mbështetës ndaj çeljes së negociatave.
Ju e dini se jo vetëm unë por edhe në rëndësinë institucionale e jap gjithmonë këtë vlerësim. nga ana jonë është përgjegjësia jonë të njohim arritjet që janë bërë. Kjo do të reflektohet në raportin që do publikohet në fund të këtij muaji.
Secili prej shteteve t'na anëtare duhet të bindet plotësisht. Ky është objektivi ynë i përbashkët për të punuar për këtë gjë. Ndaj inkurajoj të gjithë në Shqipëri, jo vetëm qeverinë që të komunikojnë me miqtë tuaj në BE për të rritur besimin e tyre ndaj vendi tuaj. Të gjitha palët duhet të jenë të bashkuara për këtë qëllim. duhet të lihen mënjanë ndasitë.
Ne besojmë se partitë politike nuk duhet t'i kthejnë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarët nuk duhet të privohen për zgjedhjet vendore. Ky është një mesazh i fortë. Këtë presin edhe qytetarët e Shqipërisë.
Shqiptarët e duan anëtarësimin në BE dhe udhëheqësit politikë duhet të punojnë në funksion të saj.
Unë ditën e Evropës do ta kaloj në Tiranë dhe ju e dini se tek unë mund të mbështeteni", tha shefja e Politikave të Jashtme në BE.
Shefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha se ajo që ka arritur Shqipëria me reformën në drejtësi është e paprecedentë. Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, ajo tha se reforma në drejtësi është shembull edhe për disa nga shtetet anëtarë të BE-së.
Një proces aspak i lehtë - tha Mogherini- por që tashmë i ka dhënë rezultatet e prekshme përmes vettingut. "Shqiptarët janë krenarë për këtë reformë, ne e shohim këtë", theksoi ajo.
Kreu i qeverisë tha gjatë konferencës për mediat me Mogherinin, se përgjigjja që Shqipëria pret nga Bashkimi Evropian, është hapja e negociatave.
"Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, për pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të komisionit europian dhe të gjitha përpjekjeve të mëtejshme të thellimit të reformave. Nuk është sekret që ne presim vetëm një përgjigje nga komisioni europian, pra përgjigjen se i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave. Ne i kemi këto pritshmëri sepse i kemi kryer të gjitha detyrat dhe Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve mbi të cilat duhet të gjykohet. Nuk do të marrë kohë për të bërë një liste me rezultatet, por dua të rinënvizioj atë që i shpreha përfaqësues së lartë të BE se ne jemi të vetëdijshëm që në fund të ditës gjykimi dhe vendimi mbi rekomandimin e komisionit do të varet nga rrethanat specifike të vendeve anëtare. Jemi të vetëdijshëm se këto varet nga ne po aq sa varen nga faktorë rreth nesh por besoj se është koha për t'i dhënë fund përpjekje për një fazë përgatitjesh dhe për të filluar zyartarisht negociatat. Vjet na u dha mundësia për të nisur procesin teknik por ccelja zyrtare është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar ndërtimin e rrugës europiane", tha Rama.
Sali Serbi dhe Lul Basha e mbushen Shqiperine jo vetem me cannabis por dhe me ndertime pa leje .
PërgjigjuPo mirë po nuk doli një gazetar aty ta pyeste se kush e mbushi Shqipërinë me canabis?
PërgjigjuSali Berisha