Mogherini radhit tre sukseset e Shqipërisë: Lini ndasitë dhe kontribuoni të gjithë për integrimin në BE

Tre suksese të qeverisë shqiptare radhiti shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, krah kryeministrit Rama në konferencë për mediat.

Reforma në drejtësi, të cilën e vlerësoi si shembull që duhet ta ndjekin edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.

Federica Mogherini është e bindur se qeveria shqiptare me arritjet që ka faktuar nuk ka nevojë për përkrahje, pasi faktet sipas saj flasin. Por ajo tha se deri në vendimin për çeljen ose jo të negociatave, qeveria shqiptare ka gjithë kohën e mjaftueshme që të bindë plotësisht secilin nga vendet anëtarë të BE-së për të njohur rezultatet e bëra nga Shqipëria, ashtu siç ka reflektuar raport progresi i Komisionit Evropian.

"Kryeministri duket që nuk ka nevojë për përkrahje, jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj në BE, që të ketë më shumë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja jonë e përbashkët", tha Mogherini.

"Para një viti kam qenë këtu për vizitën time të fundit ku solla lajmin emirë për rekomandimin pozitive për Shqipërinë. ky ishte një moment për të dyja palët, jo vetëm për ju pro edhe për BE.

Një vit më pas ju keni treguar rezultate konkrete për arritjen e reformave.

Unë besoj se ju po kalon një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi jo vetëm për të kënaqur BE por edhe qytetarët.

Ajo që është arritur në drejtësi është e dukshme. Ajo do ishte shembull edhe për disa vende në BE. Vettingu ka filluar të sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim se sa krenarë janë shqiptarët. Sipas sondazhit të BE 80 % e shqiptarëve e vlerësojnë këtë.

Ulja e kultivimit rë të kanabisit. Ka pasur një sërë operacionesh që kanë sjellë shpërbërjen e grupeve kriminale. Unë besoj se ne duhet të jemi mbështetës ndaj çeljes së negociatave.

Ju e dini se jo vetëm unë por edhe në rëndësinë institucionale e jap gjithmonë këtë vlerësim. nga ana jonë është përgjegjësia jonë të njohim arritjet që janë bërë. Kjo do të reflektohet në raportin që do publikohet në fund të këtij muaji.

Secili prej shteteve t'na anëtare duhet të bindet plotësisht. Ky është objektivi ynë i përbashkët për të punuar për këtë gjë. Ndaj inkurajoj të gjithë në Shqipëri, jo vetëm qeverinë që të komunikojnë me miqtë tuaj në BE për të rritur besimin e tyre ndaj vendi tuaj. Të gjitha palët duhet të jenë të bashkuara për këtë qëllim. duhet të lihen mënjanë ndasitë.

Ne besojmë se partitë politike nuk duhet t'i kthejnë shpinën proceseve demokratike dhe qytetarët nuk duhet të privohen për zgjedhjet vendore. Ky është një mesazh i fortë. Këtë presin edhe qytetarët e Shqipërisë.

Shqiptarët e duan anëtarësimin në BE dhe udhëheqësit politikë duhet të punojnë në funksion të saj.

Unë ditën e Evropës do ta kaloj në Tiranë dhe ju e dini se tek unë mund të mbështeteni", tha shefja e Politikave të Jashtme në BE.


Lajmi kryesor:

Mogherini radhit tre sukseset e Shqipërisë: Punoni pa ndasi për integrimin në BE (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë