TIRANE- Gjatë presidencës italiane të BE-së, Shqipëria do të ketë mbështetje të madhe nga Italia në forcimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit. Këtë e ka shprehur vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar pasditen e sotme me ministren e Jashtme italiane Federica Mogherini. Diplomatja italiane vlerësoi ndërkaq, se Shqipëria përfaqëson një shtyllë të fortë të stabilitetit rajonal.
 
Duke vlerësuar partneritetin e shkëlqyer strategjik midis dy vendeve, Meta shprehu besimin se Italia do vijojë mbështetjen ndaj Shqipërisë.
 
Gjatë takimit, Meta dhe ministrja Mogherini vlerësuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare midis dy vendeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)