BEOGRAD - Shefja e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini ndodhet në Beograd në një vizitë zyrtare, ku fillimisht është takuar me presidentin Serb Tomislav Nikoliç, ku kanë biseduar mbi bashkëpunimin e ardhshëm në procesin e integrimit europian.
Mogherini është pritur dhe nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç, ku kjo e fundit tha se Serbia është e përkushtuar në rrugën europiane dhe se roli i parlamentit në këtë proces është shumë i rëndësishëm.
Gojkoviç shprehu gatishmërin për të miratuar ligjet e reformat në përputhje me legjislacionin e BE-së. Mogherini nga ana e saj theksoi se e vlerëson rolin e Serbisë në fushën e bashkëpunimit rajonal, duke pranuar se ka bërë hapa të mëdha historike.
Mogherini vlerësoi dhe rolin e rëndësishëm të Serbisë në skenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh mbajtjen e kryesisë së OSBE-së. Mogerini takua gjithashtu dhe me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO