Ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini është zyrtarisht kandidate për kryesinë e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian.
Kryeministri italian, Matteo Renzi i ka shkruar një letër presidentit të Kosmisionit Europian Jean Claude Juncker për të zyrtarizuar kërkesën që Mogherini të jetë kandidate e Italisë si përfaqësuese e lartë e BE-së për diplomacinë e unionit.
“I dashur president, unë dëshiroj t’ju informoj se qeveria italiane ka vendosur të emërojë Federica Mogherinin, ministre e Jashtme aktuale, si kandidate për rolin e lartë përfaqësues dhe zëvendëspresident të Komisionit Europian”, - thuhet në letrën e Renzit për Junckerin.
Renzi ka përmendur më herët zëvendësimin e shefes aktuale Catherine Ashton me Mogherinin, por nuk ka patur konsensus dhe vendimi i anëtarëve të lartë të komisionit ishte caktuar deri në Samitin e ardhshëm, që do të mbahet më 30 Gusht.
Politika e jashtme me sa duket do t’i kalojë një përfaqësuesi nga blloku socialist i i partive europiane, ku Partisë Demokratike të Renzit i takon si pjesë e marrëveshjes.
Nga ana tjetër, të paktën 10-11 vende të Bashkimit Europian raportohen të jenë kundër Mogherinit, sidomos Polonia dhe vende të tjera të Europës Lindore, me arsyetimin se ajo nuk ka përvojë të mjaftueshme dhe se mund të tregohet e butë ndaj Rusisë. Mogherini u bë ministre e jashtme e shtetit fqinj në në muajin shkurt, pasi Matteo Renzi mori kreun e qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO