Moikom Zeqo: Çështja e Teatrit Kombëtar u demonizua nga politika, ç’lidhje ka PD me të?!

“Shqipëria është vendi i paradokseve të mëdha”. Këtë frazë nënvizon studiuesi edhe shkrimtari Moikom Zeqo teksa rrëfen argumentet e tij për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Profesori edhe pse ndalet tek fakti se kryeministri Edi Rama prej 20 vjetësh dëshironte shembjen e Teatrit, në një intervistë për “ReportTV” e konsideron këtë çështje anti-politike.  

“Për mua shkatërrimi i kompleksit të Tetarit Kombëtar, TK dhe TKES, afër mëngjesit të 17 majit 2020 është një ngjarje në kufijtë e pabesueshmes, kjo mua më ka tronditur shumë. Ndërhyrja e policisë kur brenda kishte aktivistë, artistë me fadroma është një qëndrim kriminal. Nëse ministri i Kulturës, që sot është kryeministër hodhi idenë e tij huçilinante, se kompleksi teatror s’ka asnjë vlerë, për 22 vjet kjo ide edhe shuhet ose modifikohet. Por të realizosh këtë gjë në ditën e fundit të ndalesave të pandemisë është një gjë anti-politike”, shprehet profesor Moikomi.

Si ish- deputet në Parlamentin shqiptar, edhe ish ministër kulture në fillim të viteve ’90, Zeqo shprehet se politikanët që ka Shqipëria sot janë njerëz të paditur, prandaj e politizuan edhe dominizuan çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi u mor pa pyet mendimin e specialistëve, TK nuk është atribut i partive që ndeshen për interesa të veta. Nuk besoj se politikanët e radhës, që kanë qenë kryeministra edhe ministra, në të gjitha partitë politike janë figura të besueshme për të mbrojt veprat e artit”, thotë studiuesi.

Profesori të gjitha zhvillimet në dy vjet për Teatrin Kombëtar edhe përse kaloi kufijtë Kombëtar, i quan anti-juridike, ndërsa, kontratën për kontratën e mirëbesimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me PD në 24 korrik të 2019-s mendon se nuk duhet të ishte bërë.

“Unë besoj se PD ka ndikuar. E politizoi në mënyrë të skajshme, ç’lidhje ka PD me këtë çështje? Aleanca duhet të ishte përtej partive. Më ka trondit fakti që në tubimin e fundit, kundër shkatërrimit të kompleksit të TK, pati ndryshim të titullaturës së ATM, që  quhej aleancë për qytetarin, që të merrte formën e një partie të opozitës”, vijon profesori.

Profesori përfundon se protestat duhet të vazhdojnë,por manipulimi i tyre mbetet i frikshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eco homo: 20/05/2020 02:40

    Dr.Prof.Moikomi..,eshte nga te paktet Thesare intelektuale qe ne kemi..,mgjithe se Snob..qe si pelqen MitoLogjia PanAlbanezo_Pellazge_Iliro -Arbnore...!E sikur..,MendjeNdrituri Zeqo..,te ishte Ministri i Kultures dhe ArqeoLogjise edhe sot..

    Përgjigju
  • lume: 19/05/2020 18:16

    SI C'PUNE KA PD,,,po ti c'pune ke legen sahan--lepires.. ,,,,se na cave tajaren...

    Përgjigju
    • Luli: 20/05/2020 22:41

      Se ne fakt PD-se po i rruhet shume tajarja per teatrin... s'e ze gjumi naten Bashen.

    • Mirditor: 19/05/2020 23:55

      Si mbas jush PD-s i duhet teatri apo po shfrytzon gjendjen për të marrë pushtetin? O lume harroje sinqeritetin te pushtetaret shqiptar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale