Moikom Zeqo: Politika të kthejë sytë
nga kultura, arkeologjia në kolaps

Moikom Zeqo: Politika të kthejë sytë<br />nga kultura, arkeologjia në kolaps
Shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo vjen me një libër të ri me poezi që titullohet “Plagosja e kujtesës”.
 
“Moikom Zeqo është një mendje e fuqishme që mediton për mënyrën sesi historia njerëzore letrare, politike dhe sociale ekziston njëherazi me vet vdekshmërinë tonë”.
 
Këto janë fjalët që shkrimtari i njohur amerikan Kevin Prufer shkruan për shkrimtarin.
 
Mes një vargu të pafundëm të veprave, Moikom Zeqo, arkeolog i njohur, studiues, shkrimtar dhe poet vjen sfidues në terrenin e munguar të  letërsisë së mirë shqipe.
 
Vetë shkrimtari i njohur ka pasur shpresa se brezi i ri viteve 90-të do të shpërthente me një letërsi të re, por nuk ndodhi kështu.

"Kanë qenë entuziastë shumë në vitet 92 dhe mendoja që këta mbas 5 vjetësh e 10 vjetësh do të bënin vepra të shquara. Disa poetë që kishin një emër për tu bërë dikush besoj që nuk arritën dot. As Mimoza Ahmeti nuk arriti, as Ervin Hatibi ose poetët më të rinj që kemi sot që disa janë funksionalë por nuk kanë libra të shquar, imitojnë librat e mëparshëm", shprehet Zeqo. 

 Mungesën e zhvillimit të letërsisë shqipe dhe fabrikimin e shkrimtarëve pa vlerë, shkrimtari e konsideron si një pasojë të politikës.

"Kjo klasë politike e pangopur, e korruptuar, e pashpirt me një zhvlerësim të madh të vlerave të vërteta që mund të ketë një shoqëri. Duhet të duash Shqipërinë që mund të bësh diçka për kulturën. As ministrat e kulturës as kryeministrat dhe kur hiqen sikur kanë ndonjë lidhje më kulturën janë akoma më keq, janë akoma më zi sepse imponojnë shijet e tyre gjysmake që kanë për kulturën i bëjnë si gjeneralizuese për të gjithë", u shpreh shkrimtari. 
 
Moikom Zeqo i bën një apel klasës politike për vëmendje ndaj dy vlerave të trashëgimisë, letërsisë dhe arkeologjisë.

"Mendoj se ne nuk kemi klasë politike deri tani, kemi një klasë parapolitike. Në të gjitha arritjet këto 25 vjet po marr vetëm dy arritje. Arritja e parë është futja në NATO, arritja tjetër është ajo e vizës "Schengen" dhe janë arritje më shumë të stimuluara nga të huajt sesa të merituara nga ne vetë. Nuk besoj se do bëjnë gjë kjo klasë politike ose parapolitike. Përsa i përket arkeologjisë unë mendoj që arkeologjia është në një kolaps. Së pari njëherë format organizative të punës dhe institutin arkeologjik ne e kemi të paralizuar", shprehet shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo.


libri moikom zeqo

libri moikom zeqo

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit