Moikom Zeqo: Vath Koreshi i
pastudiuar, famë po të përkthehej

Moikom Zeqo: Vath Koreshi i<br />pastudiuar, famë po të përkthehej
Vath Koreshi, një nga prozatorët më të mirë të letërsisë shqipe, i konsideruar si njeriu që i ka dhënë kulturës së vendit një krijimtari të shumëfishtë në disa fusha si kinematografia, gazetaria e politika është portretizuar në një dokumentar. 

Jeta dhe vepra e Vath Koreshit janë sjellë në fokusin e dokumentarit me regji të Klinton Nesturit e skenar të Ermir Nikës. Ky dokumentar u prezantua në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli me rastin e 80- vjetorit të lindjes. 

Vath Koreshi i lindur më 7 maj të vitit 1936 është ndarë nga jeta 10 vite më parë, por studimi i veprës së tij është lënë në harresë, sipas shkrimtarit Moikom Zeqo.

“E kam një nga miqtë e mi më të shtrenjtë që kam pasur në jetë, dhe komunikimi ka qenë edhe një ditë para vdekjes..... 
Kur kam qenë ministër i Kulturës, Vathi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Arteve”
, tha Moikom Zeqo duke shtuar se “Kemi punuar edhe bashkë, Vathi ka qenë edhe deputet, ka qenë edhe Ministër i Kulturës. Vathi ka qenë njeriu për të cilin kam respekt të pakufishëm si të gjithë, sepse dinte të krijonte marrëdhënie njerëzore me miqtë edhe shokët si askush.”

Shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo thekson se “Krijimtaria e Vathit është një krijimtari jo shumë shumë e studiuar për mendimin tim. Vathi është shkrimtar që fare mirë po të botohej në gjuhë të huaja do të kishte një famë europiane e më gjerë”, tha Zeqo. 

Në dokumentarin e realizuar prej intervistave me studiues të letërsisë e personalitete të artit e kulturës, u arrit të krijohet një portret i plotë i Vath Koreshit, por për skenaristin Ermir Nika, kjo nuk do të mjaftonte për të përcaktuar rolin që ai ka në kulturën shqiptare. 

“Vepra e Vathit është në kohën e vet të studimit dhe të qasjes me realitetin e kohës kur u shkrua dhe me realitetin e sotëm. Unë mendoj qq thënia e profesor Moikom Zeqos është një nga thëniet më të goditura, pasi sot brezat kanë përgjegjësinë për ta lexuar dhe studiuar veprën e Vathit në përmasën e saj reale”, tha Nika.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri