Moisiu:Duhet shqiptar Kryepeshkopi
ortodoks, të rivendoset islami ynë!

Moisiu:Duhet shqiptar Kryepeshkopi<br />ortodoks, të rivendoset islami ynë!
Intervistë e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhënë gazetës “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Ka një problem serioz, kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë për çështjen e të quajturit “terrorizëm islamik”. A mendoni se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të evidentuar dhe për të dëshmuar nëpërmjet ligjit disa grupe që dyshohet se veprojnë mbi këtë parim?
Shqipëria dihet që është model përsa i përket anës fetare. Ne kemi familjet tona, sidomos qytetare, rrallë mund të gjesh qytetarë që nuk është përzierë nga pikëpamja fetare. Ne fenë e kemi. Domethënë respektojmë Zotin dhe secili ndjek punën e tij.

Ndërsa vakuumi që u krijua, me goditjen që iu dha fesë në 1967, sigurisht që ajo krijoi një vakum të madh dhe këtu ndërhynë pastaj nga Arabia, nga vende të tjera, për të futur, për të ndihmuar ringritjen e institucioneve fetare. Në fakt bënë për këtë punë, por bashkë me këtë futën dhe ca idera të reja që ne nuk i kemi pas njohur. Domethënë më parë islami shqiptar ka qenë krejt tjetër nga kjo që predikohet.

Islami shqiptar unë them që duhet të riafirmohet, rivendoset, ashtu siç ka qenë Hafiz Korça e kështu me rradhë. Kupton? Vërtetë kishin islamin e tyre, por të përshtatur me kushtet e Shqipërisë.

Dhe ne nuk kemi patur, jo sot, por edhe atëherë që themi që ka qenë krejt ndryshe niveli i kulturës dhe gjithçka, nuk ka pasur përplasje midis feve këtu në vendin tonë.

Çfarë mendoni për polemikat që janë hapur me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbi diskutimet kryesisht për përdorimin e gjuhës greke dhe kundërshtimin e kishës se kjo nuk po ndodh? A besoni se ka ardhur koha që Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Anastasi të largohet pas ristrukturimit të Kishës?
Unë po them fjalë që i kam thënë me kohë, që kur isha kryetar shteti. Që, duhet që njerëzve fjala e Zotit t’u shkojë në gjuhën e tyre, që të kuptohet. Dhe këtë vërejtje e kam edhe për Kishën Ortodokse, edhe për fenë myslimane, sepse ata flasin arabisht.

Madje isha disa ditë përpara, në Korçë, mora pjesë në një iftar, më ftuan, dhe foli arabisht ai që e hapi dhe që fliste dhe pastaj e ktheu në shqip. I thashë: O zotni, ne kemi ardhur këtu dhe duam të dëgjojmë, ne shqiptarët, duam të dëgjojmë çfarë ka thënë Allahu në gjuhën shqipe se arabisht nuk dinë të gjithë.

Pra si të thuash, e satirizova një çikë këtë punë. Por, esenca është këtu, që Kisha Ortodokse Shqiptare e krijuar nga Fan Noli, e cila e njohur edhe nga Patriakana e Stambollit, i ka pasur të gjithë dokumentat e saj, duke filluar nga Ungjilli e kështu me rradhë, në gjuhën shqipe.

Pra dhe duhet të ketë peshkop shqiptar?
Sigurisht që duhet të jetë shqiptar! Fortlumturia e tij Anastas bëri një punë të madhe për ringritjen e Kishës Ortodokse, për të cilën unë e falenderoj, por mendoj se ai këto gjëra duhet t’i shikojë vetë tani, por ne duhet të bëjmë kujdes edhe ne vetë kur të vijë koha për rizgjedhjen.

Marrë nga "Illyeria", bisedoi Denion Ndrenika

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole