TIRANE- Reforma që pritet të realizojë qeveria në sistemin e drejtësisë mbështetet nga ish-presidenti Alfred Moisiu. Në një prononcim për mediet, Moisiu shpjegon se reforma në sistemin e drejtësisë është një domosdoshmëri dhe duhet realizuar me çdo kusht. Për ish-kreun e shtetit realizimi i reformës duhet të jetë një revolucion i cili do prekë themelet e institucioneve, ku nuk përjashtohen edhe ndryshimet kushtetuese. “Mendoj se duhet bërë një revolucion në drejtësi.
/Shqiptarja.com







